Shkupi përfundon kontrollueset me barazim ndaj Gjilanit

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupi ka luajtur dhe kontrolluesen e fundit të fazës përgatitore për sezonin e ri 2016/17. Edhe pse në një kohë shumë të papërshtatshme për lojë, ku temperatura ishte shumë e lartë,  ndeshja është luajtur në qytetin e Gjilanit pikërisht ndaj ekipit të Gjilanit në stadiumin e qytetit “Agim Ramadani – Katana”.

Në këtë përballje Shkupi luajti me ekipin më të mirë, ku trajneri Visar Ganiu ju dha mundësi edhe futbollistëve turinj të cilët po kalojnë fazën kontrolluese në skuadër siç janë francezi Bruno Gomis dhe futbollisti kërçovar Florian Kadriu.

Pjesa e parë kishte filluar me dominim të Shkupit, që sollën dhe disa goditje direkte nga distanca drejt portës së nikoqirëve, por Bujamin Asani dhe Muharem Bajrami nuk ishin preciz për të detyruar portierin të xjerrë topin nga rrjeti. Shkupi në minutën e 45-të shënoi një gol me anë të Bajramit, por gjyqtari i ndeshjes këtë e kishte parë si pozicion jashtë loje për të mos e nisur ndeshjen nga mesi i fushës. Edhe nikoqirët patën një rast të ideal në pjesën e parë, por intervenimi i Zendelit nuk i lejoi gëzimin nikoqirëve.

Edhe pjesa e dytë Shkupi kishte 4-5 raste. Mundë të veçohet rasti i Husein Demirit në minutën e 55-të, si dhe ajo e Sedat Berishës në kohën shtesë, kur mbrojtësi shtatlartë goditi topin me kokë, ndërsa një nga mbrojtësit e Gjilanit e nxori topin nga vija e portës. Tani FC Shkupi do të vazhdojë të punojë për ndeshjen e xhiros së parë të kampionatit të ri, kur me 07.08.2016 do të luajë kundër Vardarit në Strumicë, ndeshje kjo që është vendosur të luhet në mbrëmje me fillim në orën 20:00.

FC Shkupi ndeshjen ndaj Gjilanit e luajti me këta futbollist: Suat Zendeli, Dimitrija Llazarevski, Mevlan Adili, Sedat Berisha, Bujamin Asani, Muharem Bajrami, Besar Iseni, Filip Janevski (Edis Maliqi ’75), Florent Osmani (Bruno Gomis ’50), Fatmir Arifi (Florian Kadriu ’35) dhe Husein Demiri./fcshkupi/

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT