Shkupi pëson disfatë, por e mbyllë sezonin lartë në tabelë

Shpërndaje:

Skuadra e Shkupit ka përfunduar sezonin vjeshtor me disfatë, por duke mbetur në mesin e katër skuadrave më të mira të kampionatit dhe njëherit duke përmbushur planin që e kishin hartuar trajneri së bashku me futbollistët si dhe kryesia, që e kishin thënë në fillim të sezonit.

Edhe pse disfatë ishte e hidhur dhe me një rezultat të lartë, 4:1, Shkupi kthehet kryelartë në kryeqendër për të vazhduar edhe për disa ditë me seanca stërvitore, ndërsa në vazhdim ndeshje do të luajë edhe tre xhiro ekipi B.

Në duelin e zhvilluar në Kërçovë, ku kishte numër të vogël të shikuesve duke marrë parasysh se ndeshja luhej në kohë të ftohtë dhe ditë pune, së paku nuk munguan golat.

Shkëndija - Shkupi
Shkëndija – Shkupi

Vendasit shumë shpejtë kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Besart Ibraimi, i cili në mungesë të Ferhan Hasanit, ka kaluar në pozitën e parë të golashënuesve në kampionat. Ibraimi golin e parë e shënoi në minutën e pestë, ndërsa gjysmë ore me vonë, rriti epërsinë.

Pjesa e dytë filloi përsëri në të mirë të kuqezinjve, të cilët vetëm pas 10 minutave lojë, shënuan për 3:0 me  golin Armend Alimit.  Për Shkëndijën golin e fundit e shënoi në minutën e 76-të, Shpend Asani.

Muharem Bajrami zbuti epërsinë e Shkëndijës në minutën e 78-të, kur nga një solo aksion dhe me një goditje prej më shumë se 25 metra shënoi për 4:1.

Sezoni pranveror me rrethin e tretë do të vazhdojë në shkurt, kur Shkupi do të lujë si nikoqire me ekipin e Metalurgut në stadiumin e Çairit.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT