Shkupi pranverën e filloi me barazim

Shpërndaje:

Shkupi pranverën e filloi me barazimSkuadra e Shkupi e ka filluar sezonin pranveror me barazim në fushë mysafire, edhe pse gjatë 90 minutave ishte skuadër shumë më e mirë se nikoqiri nga lagja e Autokomandës “Skopje”.

Shkupi që në fillim të ndeshjes paralajmëroi se është e interesuar të fillojë sezonin pranveror me rezultat pozitiv dhe kishte disa tentime të shpejta përmes Maznovit dhe Isenit drejt portës së Cvetkovskit.

Kaluan vetëm 10 minuta dhe Shkupi shënoi golin e epërsisë. Llazatrevski kishte goditur drejt portës, topin e kthen pas portieri Cvetkovski por vetëm deri te këmbët e Maznov i cili nuk e kishte vështirë për të realizuar. Edhe pse gjatë gjithë 45 minutave të para Shkupi kishte kontroll të lojës, nuk arriti për të rritur avantazhin.

Pothuajse e njëjta pasqyrë ishte edhe në pjesën e dytë, por kur të gjithë menduar se pikët do të jenë të plota për Shkupin, ndodhi befasia. Pas një krosimi nga këndi, Desniq ishte më i lartë dhe topi ishte shumë preciz duke kaluar mbi duart e Zendelit të gjatë, për barazim 1:1.

Trajneri Ramadani ndeshjen e filloi me këtë përbërje: 1. Suat Zendeli 4. Bujamin Asani (15. Leonard Kallaba), 5. Muharrem Bajrami, 6. Ersen Asani, 8. Fisnik Zuka, 9. Goran Maznov, 10. Besar Iseni (21. Erkan Seferi), 17. Miran Maksuti (25. Fatmir Arifi), 19. Mumin Sallai, 22. Flakron Ajdarim 23. Dimitrija Llazarevski.

Me kartonë të verdhë u ndëshkuan Muharrem Bajrami dhe Bujamin Asani. Shkupi vazhdon të mbetet në pozitën e parë me 36 pikë, 11 më shumë se Gostivari që ka 25. / fcshkupi /

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT