Ekipi bardhekaltër sot ka zhvilluar përgatitjet në ditën e gjashtë të qëndrimit në kampin stërvitor të Bolu-t, në Turqi. Te skuadra po mbretëron një atmosferë pozitive dhe punët po shkojnë sipas planit. Me ekipin nga dita e djeshme janë bashkuar edhe Baisilio Ndong dhe Sabit Bilali.
Informacioni i radhës është ai se ndeshja e kthimit mes FC Shkupit dhe armenëve të Pyunik FC, e vlefshme për turrin e parë të ndeshjeve eliminatore të Ligës së Evropës, do të zhvillohet nën dritën e prozhektorëve. Me kërkesë të drejtuesve të klubit ndeshja do të zhvillohet në arenën “Todor Proeski” në Shkup me fillim në ora 20:30.
Ndeshja e kthimit është në program është me 18 korrik, ndërsa ndeshjen e parë e luajmë një javë më herët (11 korrik), në Armeni në “Gyumri City Stadium” me fillim në ora 15:30.