Bajrami: I kënaqur me tre pikët, duhet të përmirësohemi

Shpërndaje:

Në ndeshje dramatike skuadra e FC Shkupi shënoi fitore dhe tri pikë të reja në duelin e zhvilluar në stadiumin e Çairit, me rezultat 4-3 (2-2).

Këtë ndeshje e ka komentuar trajneri i ekipit, Muharrem Bajrami, i cili edhe një herë ka potencuar se ka mbetur i kënaqur nga ekipi, por duhet përmirësuar disa gabime që ndodhën në duelin e sotëm.

I kënaqur me tre pikët e fituara, andaj dua përsëri që të uroj futbollistët edhe pse ishim me rezultat negativ, ata në asnjë moment nuk u dorëzuan dhe fitorja erdhi në fund. Patjetër duhet të përmirësojmë shumë gjëra në ndeshjet e ardhshme. Ne në aspekt të lojës bëmë edhe gabime sot të cilat do ti analizojmë, që të mos na përsëriten. Nga ky moment tani i gjithë fokusi do të jetë për ndeshjen e së mërkurës, ku na pret dueli i 1/16 të finales, ku do të luhet vetëm një ndeshje dhe nuk ka mundësi për të përmirësuar gabimet, andaj e marrim me shumë seriozitet secilën sfidë që është para nesh”, ka thënë Muharrem Bajrami.

Kujtojmë se skuadra e FC Shkupi të mërkurën luan ndeshjen e kupës së Maqedonisë së Veriut nga Sllogës së Vinicës si mysafire.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT