Shkupi rikthehet me fitore dhe tri pikë të reja

Shpërndaje:

Në një ndeshje dramatike skudra e FC Shkupi ka marrë fitore dhe tri pikë të reja në duelin e zhvilluar në stadiumin e Çairit, me rezultat 4-3 (2-2). Ndeshje super interesante që solli shtatë gola, me fund të lumtur për ekipin tonë.

Pjesa e parë solli një lojë efektive në të cilën u shënuan katër gola. Pas vetëm një minute loje, Dembo Darbo e mirë kromimin e Berishës dhe u gjend në vendin e duhur,  duke shënuar për rezultatin 1-0. Vetëm katër minuta më vonë, ekipi nga Tetova, Renova u kthyen në lojë me golin e shënuar nga pika e bardhë, ku golashënues ishte Alen Jasharoski.

Në minutën e 33-të erdhi përsëri ndryshimi i rezultatit, ku kësaj here Jakup Berisha ishte në rolin e golashënuesit, i cili kërceu më lartë se mbrojtja mysafire. Para pushimit, Arbër Shala shënoi një gol nga distanca dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Rasti i parë në pjesën e dytë erdhi nga Renova e që këtë e konkretizoi nga Artan Veliu me gol në minutën e 65-të. Por skuadra e e Shkupit erdhi edhe më fuqishëm në 30 minuta e fundit, duke mos u dorëzuar në asnjë moment. Bajrami bëri dy zëvendisime duke futur në lojë Jusufin dhe Gudyabin.

Pikërisht Fatjon Jusufi pas një tollovie para portës arriti të dërgojë topin ën rrjetën e Renovës. Pak më vonë në rast të pastër u gjet Goudyabi i cili u ndal në mënyrë të palejuar nga Xhelil Abdullah i cili  mori karton të kuq. Dhe kur pritej fishkëllima e fundit braziliani Neto shënoi për rezultatin përfundimtar 4-3.

Me këto tri pikë, Shkupi kthehet në kreun e tabelës, në pozitën e dytë në tabelë.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT