Shkupi – Sarajeva direkt në Arena Sport 4

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupit është gati të përfundojë qëndrimin më shumë se dy javor në Antali të Turqisë, ku ka zhvilluar fazën përfundimtare të përgatitjeve për sezonin pranveror të kampionatit të Maqedonisë.

Skuadra bardhekaltër të shtunën (02.02.2019) zhvillon ndeshjen e fundit kontrolluese, kur përballë do të ketë ekipin e kategorisë së parë boshnjake, FK Sarajeva.

Pikërisht kjo ndeshje do të ketë dhe transmetimin direkt në kanalin sportiv Arena Sport 4, ku edhe të gjithë dashamirët e ekipit tonë, do të shohin nga afër formën e ekipit. Ndeshja Shkupi vs Sarajeva do të fillojë në orën 18:30 minuta sipas kohës sonë lokale.

Edhe pse jo si herëve tjera, kësaj radhe Antalia ka qenë nën reshjet e shiut dhe erërave të forta, që ka bërë të anulohen dy ndeshje kontrolluese, ajo me ekipin MTK Budapest të Hungarisë dhe Ordabasy PFC nga Kazakistani. Shkupi ka luajtur tri ndeshje kontrolluese, duke humbur 3:1 nga Sepahani iranian dhe 2:1 nga Çeliku boshnjak. Shkupi ka fituar 2:1 ekipin rumun, Politehna IAȘI.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT