Shkupi shkatërron Novacin

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Skuadra e FC Shkupit ka shënuar fitore të lartë në ndeshjen e parë të balotazhit që e ka luajtur ndaj ekipit të Ligës së Dytë Novaci për të mbetur edhe sezonin e ardhshëm në Ligën e Parë të Maqedonisë.

Me një dominim total dhe me shumë raste për gol skuadra e Shkupit ka treguar se me pak fat sportive nuk do të duhej të luajë balotazhin. Skuadra e Ardian Nuhiut për vetëm 16-të minuta tregoi se Novaci nuk ka se çka të kërkon në këtë përballe.

Serinë e golave e hapi Ermedin Adem në minutën e 11-të, që më pas mysafirët të jenë në shok pas golit që shënoi Muharem Bajrami. Minuta e 31 ishte edhe një goditje tjetër e shpejtë dhe e fortë e Shkupit. Bunjamin Shabani asistoi për Emmanuel Mbellan, i cili nga një distancë prej më shumë se 30 metrave shënoi golin  e tretë. Me këtë rezultat edhe u shkua në pushim.

Në pjesën e dytë përsëri Shkupi dominoi lojën, por nga një pakujdesi në mbrojtje Kalevski arriti që të zbut epërsinë në 3:1. Por që gjithçka të jetë në stilin e ish-kampionit të Maqedonisë dhe fituesit të kupës së Maqedonisë, Shkupit, Fatmir Arfii shënoi golin e katërt për rezultat përfundimtar, që mundë të thuhet i ka dhënë Shkupit epërsi të madhe dhe pothuajse gati është mbijetesa në elitën e më të mirëve.

Ndeshja e dytë në mes Novacit dhe Shkupit luhet të mërkurën në Shtip, me fillim në orën 17:00.

More to explorer

Ndahen pikët në Gjorçe Petrov

Derbi i vogël i qytetit të Shkupit u zhvillua në lagjen Gjorçe Petrov ku ekipi ynë luajti në cilësinë e mysafirit nga

Regjistrohu tani

Bëhuni anëtar i komunitetit tonë në internet dhe merrni më shpejt bileta për ndeshjet e ardhshme ose ngjarjet sportive!