Shkupi – Shkëndija kontrolluesja parasezonale

Shpërndaje:

Ka mbetur vetëm edhe një javë deri në fillim të sezonit të ri futbollistik të Ligës së Parë të Maqedonisë dhe skuadra e FC Shkupi po përmbyll fazën përgatitore. Ndeshja e fundit kontrolluese do të luhet të dielën (02.08.2015), ku për mysafire në Çair do të jetë skuadra e Shkëndijës së Tetovës.

Dy skuadrat që njihen për vite të gjata për një bashkëpunim të mirë, kontrolluesen gjenerale para fillimit të kampionatin e kishin vendosur ta luajnë mes vete.

Ndeshja në fjalë do të jetë një rast i mirë që skuadra e FC Shkupi të prezantojë ekipin që do të garojë në sezonin e ri.

Të përkujtojmë se Shkupi deri më tani ka zhvilluar pesë ndeshje kontrolluese, prej të cilave dy i ka fituar, dy i ka humbur dhe e kishte filluar me një barazim.

Ndeshja FC Shkupi – Shkëndija Tetovë luhet të dielën në stadiumin e Çairit me fillim në orën 18:00.

Artikuj

Të ngjashme