Shkupi – Shkëndija të dielën miqësore

Shkupi – Shkëndija të dielën miqësore Skuadra e FC Shkupi ka vazhduar me paraqitje të mira në kuadër të kampionatit të Ligës së Dytë, duke qëndruar e pa luhatur në pozitën e parë dhe me një diferencë konstante që është me 10 pikë.

Pas duelit të fundit me Vëllazërimin që përfundoi 2:2, do të pasojë një pauzë që do ketë në kampionat si pasojë e ndeshjeve eliminatore për Euro 2016, drejtuesit e skuadrës kanë caktuar zhvillimin e një ndeshje kontrolluese me KF Shkëndijën e Tetovës.

Sipas trajnerit të skuadrës së Shkupit, Zekirija Ramadani mësojmë se ai do të përdor të gjithë ekipin në këtë duel, për të ruajtur formën dhe për të parë realisht se sa ekipi i tij është i gatshëm në një përbërje të këtillë të garojë me ekipe nga liga e parë.

“Ndeshjen e kemi vendosur ta luajmë të dielën, ndërsa të gjithë futbollistët që i kemi do të jenë në dispozicion për të luajtur këtë miqësore. Ne kemi kohë që kërkojmë një ndeshje me ekipe të Ligës së Parë për të pasur një pasqyrë më reale se sa jemi konkurrues me ekipe të gategorisë së parë”, ka thënë Ramadani.

Dueli Shkëndija-Shkupi do të zhvillohet të dielën (16.11.2014), ndërsa ende nuk është vendosur se ku do të luhet takimi.

Trajneri shkupjan më tej ka shtuar se është në kërkim të edhe një kontrolluese gjatë kësaj jave, e që duhet të luhet të enjten, por pa precizuar kundërshtarin, e ku në këtë rast do tu jep shansin më shumë futbollistëve të rinj të cilët kanë luajtur më pak gjatë kampionatit. /fcshkupi.com/