Shkupi shpejt i kthehet fitores

Shpërndaje:

Shkupi shpejt i kthehet fitoresShkupi me fitoren e radhës ka treguar se disfata nga Vrapçishti ishte e rastit dhe se ekipi fare nuk ka humbur në formë, ndërsa edhe mungesa e disa futbollistëve të njëmbëdhjetëshes së parë nuk ka qenë pengesë për fitoren e re.

Kësaj radhe viktimë e skuadrës nga Çairi ka qenë ekipi i Novacit, e cila nga Shkupi u përcoll me tre gola në portë.

Të përzgjedhurit e trajnerit Zekirija Ramadani përballë tyre kishin një skuadër që shumë ekipeve të mëdha u kishin paraqitur probleme, por të përqendruar për fitore, që në minuta e para filloi sulmi i furishëm për drejt portës kundërshtarë.

I pari që hapi serinë e golave në këtë ndeshje ishte Erkan Seferi në minutën e 18-të, ndërkohë 12 minuta më pas një aksion i rrjedhshëm nga ana e djathë në mes Bujamin Asanit dhe Florent Osmanit, që ky i fundit në mënyrë të palejuar u ndal në zonën e rreptësisë. Nga pika e bardhë vendosi që të godet një ndër mesfushorët më të mirë në vend, Muharem Bajrami i cili shënoi edhe golin e dytë për Shkupin.

Me rezultatin 2:0 u mbyll pjesa e parë e këtij takimi, ndërsa në pjesën e dytë u regjistrua vetëm edhe një gol, që mbante firmën e Muharem Bajramit. Shumë raste të tjera nga Bujamin Asani, Besir Demir, Minas Osmani, Florent Osmani, Goran Stankovki e të tjerë, mbetën pa u realizuar në gol.

Falë kësaj fitore Shkupi arriti në kuotën e 40 pikëve, duke mbajtur pozitën e 5-të në tabelë. / fcshkupi.com

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT