Shkupi siguroi kthimin në Ligën e parë

Shpërndaje:

Shkupi siguroi kthimin në Ligën e parëSkuadra e Shkupit ka siguruar kthimin në elitën e futbollit të Maqedonisë, 4 xhiro para fundit, duke mundur Napredokun me rezultatinn 8:0, ndërsa skuadra e tretë Gostivari ka 12 pikë më pak, që matematikisht nuk do të arrijë të rrezikojë pozitën e Shkupit.

Futbollistët nga Çairi të cilët që në fillim të sezonit nuk e kanë lëshuar asnjëherë kreun e tabelës dhe ishin skuadër pakonkurrencë në Ligën e Dytë, e kanë mundur merezultat të thellë ekipin e Napredokut, skuadër kjo që moti kohë është përshëndetur nga garat e kësaj kategorie.

Trajneri Ramadani nuk ka dashur të eksperimentojë në këtë ndeshje, duke dashur që edhe matematikishit ta sigurojë kualifikimin, në fushë është paraqitur me ekipin më të mirë. Serinë e golave e filloi Miran Maksuti, i cili që kur erdhi nga Drita nuk kishte shënuar, ndërsa sot shënoi dy herë, e më pas në listë u regjistruan edhe Muharem Bajrami, Goran Stankovski, Fisnik Zuka, ndërsa hat-trick shënoi Fatmir Arifi.

“Kishim premtuar se nuk do të luftojmëpër asgjë tjetër, përveq se për kthim në Ligën e Parë. Është një gëzim i madh jo vetëm për ne si skuadër, por edhe për kryesinë e klubit që punoi me shumë mund për të rikthyer ekipin në mesin e më të mirëve, ndërsa padyshim se gezimin të madhë me ne ndajnë edhe tifozët të cilët në asnjë ndeshje nuk na lan vetëm. Shpresoj të përfundojmë punën edhe  në këto katër ndeshje dhe të festojmë në xhiron e fundit kur në Çair do ta presim Mlladostin”, ka thënë kapiteni Suat Zendeli.

Skuadra e Shkupit tani ka 49 pikë, ndërsa ndeshjen e radhës e luan kundër Kozhufit. / fcshkupi.com/

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT