Shkupi siguroi “Play-Off”-in

Shpërndaje:

Skuadra e Shkupit ka siguruar fazën e “Play-Off”-it në Ligën e Parë të Maqedonisë një xhiro para se të përfundojë faza e rregullt. Në ndeshjen e xhiros së 26-të që Shkupi shkaku i suspendimi të fushës së Çairit e luajti në Kërçovë por në prani të shikuesve, ku nuk munguan as tifozët “Shvercerat” të cilët ishin në numër të konsiderueshëm. Ndeshja është luajtur në kushte të vështira atmosferike pasi gjatë gjithë 90 minutave kishte reshje të dendura e përcjellë me erë të madhe. Që në fillim të ndeshjes Shkupi kishte rastin e parë me anë të Ardian Nuhiut, por të parët në avantazh kaluan mysafirët. Nga një krosim topin e dëboi portieri Suat Zendeli, por ndryshoi kahje shkaku i erës që topi shkoi deri te Tonev i cili nuk e kishte vështirë të shënojë gol nga afërsia.

Muharem bajrami duke shënuar golin
Muharem Bajrami duke shënuar golin

Por Shkupi nuk mendoi në asnjë moment të dorëzohet. Aksionet e shpeshta e vunë në presion Bregallnicën, e cila menjëherë filloi të mbrohej. Por në minutën e 33-të ishte Muharrem Bajrami, i cili pas rivënies nga këndi nga Ardian Nuhiu, shënoi një gol të bukur me kokë. Kështu edhe përfundoi pjesa e parë. Në të dytën ishte Shkupi që filloi me iniciativë, dhe nga disa tentime të njëpasnjëshme shënoi gol në mijnutën e 53-të. Fisnik Zuka ishte ai i cili e nisi aksionin, që më pas krosoi deri te Florent Osmani për ti dhënë epërsinë Shkupit. Festa e e shkupjanëve zgjati për disa minuta, pasi në të 62-tën edhe një herë barazohet rezultati.

Reshjet e shiut veshtirësuan lojën
Reshjet e shiut veshtirësuan lojën

Stadiumi i qytetit Kërçovë: Shikues 1.000

Kartonë të verdhë: Muharrem Bajrami, Mevlan Murati dhe Ermedin Ademi për FC Shkupi, ndërsa Dean Mitrev  Bregallnicës.

FC Shkupi: Suat Zendeli, Muharem Bajrami, Finsik Zuka, Husein Demiri, Ardian Nuhiu (Ermedin Ademi ’83), Filip Janevski (Mevlan Dili ’68), Sedat Beridha, Florent Osmani, Bujamin Asani, Dimitrija llazarevski, Fatmir Arifi (Mevlan Murati ’65)

 

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT