Shkupi sot feston së bashku me “Shvercerat”

Shpërndaje:

Shkupi sot feston së bashku me "Shvercerat"E shtuna është festë e tre fish për skuadrën e Shkupit, tifozët e saj dhe për të gjithë ata që e duan dhe bëjnë tifo për këtë klub. Të shtunën përveç se është dita e alfabetit shqip, e përkundër kësaj feste FC Shkupi luan ndeshjen e fundit kampionale dhe pa marrë parasysh rezultatit përfundimtarë, Shkupi shpallet kampion vjeshtor, që është festë në vete.

Pastaj po këtë ditë tifo grupi “Shvercerat Shkup” festojnë 25 vjetorin, ata të cilët në çdo ndeshje ishin lojtari i 12-të i ekipit si në ndeshjet në Çair, ashtu edhe jashtë saj.

Gjithsesi kjo festë pritet të jetë edhe më e madhe nëse skuadra e Shkupit do e përmbyllte sezonin me fitore dhe do të mbetej edhe më tujtje me diferencë dyshifrore ndaj konkurrentëve, e një prej ta është edhe kundërshtari i të shtunës KF Mlladost CD.

Skuadra e Shkupit e ka shfrytëzuar në maksimum pauzën dy javore në kampionat shkaku i angazhimeve të reprezentacionit të Maqedonisë për “Euro 2016” dhe trajneri Zekirija Ramadani është i gatshëm që të nxjerr ekipin më të mirë në përballjen e të shtunës ndaj Mlladostit.

“Vërtet kemi nderin që kjo e shtunë të jetë e tëra me festë. Jemi dëshmitarë dhe mirënjohjes të mëdhenj ndaj tifo grupit “Shvercerat”, të cilët në secilën ndeshje ishin pjesë përbërëse e jona, por këtë të shtune ne do të luajmë për ta. Kremtimi i 25 vjetorit të tyre do të jetë një stimul plus për ne që të japim maksimumin, të fitojmë këtë ndeshje dhe kremtja e nëntorit të jetë e stërmbushur me gëzime. Djemtë tanë e kanë të qartë se çka kërkojmë, kemi punuar pa ndërpre dhe besoj që të shtunën këtë edhe do ta dëshmojmë në stadiumin e stërmbushur të Çairit. Nuk premtojmë asgjë më shumë se një spektakël në fushë, njejtë sikurse do të jetë në tribuna”, ka thënë Ramadani.

Ekipi i Shkupit në këtë ndeshje do të ketë vetëm dy mungesa, për shkak të kartonit të kuq që mori Minas Osmani në duelin ndaj Vëllazërimit nuk është në mesin e lojtarëve  as Dimitrija Llazarevski, për të cilin trajneri Ramadani ka thënë se nuk do të rrezikojë ta kthejë në fushë, pasi ende nuk është riaftësuar plotësisht.

Ndeshja Shkupi – Mlladosti filon në orën 13:00, por dyert e stadiumit të Çairit do të jenë të hapura shumë më herët, pasi që do të ketë dhe një program shumë interesant, ku “Shvercerat” kanë përgatitur një koreografi shumë interesante, ndërsa para ndeshjes do të prezantohet edhe kënga e FC Shkupi, që do të jetë dhe himni i klubit. / fcshkupi.com /

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT