Shkupi sot mbylli kampin stërvitor në Dojran

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupi ka shfrytëzuar në mënyrën më të mirë të mundshme pauzën në kampionat, pasi përfaqësueset edhe më tutje janë me angazhime në Ligën e Kombeve.

Nga data 10 nëntor, ekipi ynë ka qëndruar në Dojran, ku këtë vit për herë të dytë ka zhvilluar kamp stërvitor. Trajneri Umit Karan ka shfrytëzuar këtë boshllëk dhe ka punuar në ngritjen e formës së futbollistëve, të cilët në pjesën e dytë të sezonit do të fillojnë me dy ndeshje në fushë mysafire.
Për punën që është bërë në kampin e Dojranit, ka folur trajneri Karan, i cili ka mbetur i kënaqur me angazhimin e futbollistëve.
“Kemi ardhur që ti përmirësojmë gabimet që kishim në ndeshjet e fundit, por njëkohësisht edhe të ngremë nivelin e formës dhe atë fizike. Kemi punuar gjatë këtyre ditëve mjaft në aspektin taktik, ndërsa të gjithë futbollistët kanë treguar karakter, duke punuar me përkushtim, por njëkohësisht të gjithë kanë luftuar që të zënë një vend në ekip dhe të meritojnë fanellën e FC Shkupit”, ka deklaruar trajneri Umit Karan.
Kujtojmë se ekipi edhe sot ka zhvilluar një seancë stërvitore dhe në orët e pasdites nisen për në Shkup. Pas këtyre ditëve me shumë angazhim, futbollistët të hënën do ta kenë ditë të lirë, ndërsa nga e marta u rikthehen stërvitjeve për ndeshjen e javës së 12-t, kur do të jemi mysafir në Tetovë dhe luajmë kundër Shkëndijës.
Vlen të potencojmë se të gjithë lojtarët ndjehen mirë dhe janë me shëndet të plotë.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT