Pas tetëmbëdhjetë ditë qëndrimi në Antali të Turqisë, Skuadra e Shkupit me sukses ka përmbyllur fazën kryesore të përgatitjeve për kampionatin pranveror të Maqedonisë.
Ekspedita bardhekaltër kishte një periudhë të mrekullueshme, ku edhe pse në disa ditë kushtet klimatike vështirësuan punën dhe zhvillimin e ndeshjeve kontrolluese, arriti që të kryejë detyrat nga stafi i trajnerëve i udhëhequr nga kryeshefi Umit Karan.
Shkupi gjatë kësaj periudhe zhvilloi katër ndeshje kontrolluese, duke shënuar një fitore, një barazim dhe pësoi dy humbje. FC Sepahan – FC Shkupi 3:1, FC Shkupi –Politehna Lasi 2:1, NK Çelik – FC Shkupi 2:1, FC Shkupi – FK Sarajeva 1:1, ndërsa ishin anuluar dy ndeshje, ajo ndaj MTK Budapest dhe Ordabasy PFC nga Kazakistani.
Ekipi sot në orët e pas ditës udhëton nga Antalia për në Stamboll dhe më pas në Shkup. Futbollistët do të kenë dy ditë të lira,ndërsa nga e mërkura do të vazhdojnë me përgatitje.
Sezoni pranveror fillon me 17 shkurt, ndërsa Shkupi ndeshjen e parë do ta luajë në Kratovë kundër Sileksit.