Shkupi të mërkurën luan kontrolluesen e parë në Ohër

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupi tani më pesëditë është në kampin stërvitor tëqytetit të Ohrit, ku po zhvillon fazën kryesore të përgatitjeve për sezonin pranverorë. Nga e premtja kur skuadra është grumbulluar në Ohër, ka zhvilluar nga dy ditë stërvitje intensive, ndërsa e hëna ishte ditë e lirë për ta,të cilët kan shfrytëzuar kushtet e mrfekullueshme në hotel “Tino” ku edhe po qëndrojnë.

DSC_8736 copy

Ndeshjen e parë kontrolluese skuadra do ta zhvillojë të mërkurën (03.02.2016), ku përballë do të ketë skuadrën e superligës serbe Mlladost Lluqani.

DSC_8828 copy

“Sigurisht se për këtë ndeshje do të testojmë të gjithë futbollistët që kemi me vete në Ohër, pasi që është një nga fazat ku duhet të rrisim intensitetin e stërvitjeve, pastaj të shofim dhe formën e të gjithë futbollistëve, por njëkohësisht edhe të kemi kujdes që të mos ndodhë ndonjë lëndim, që do të na paraqet telashë pak para fillimit të sezonit”, ka thënë para ndeshjes trajneri Visar Ganiu.

DSC_8820 copy

Skuadra do të fusë në lojë edhe ardhjet e reja, siq janë Enes Akgun,Sedat Berisha, Ivo Jorge Santos da Costa dhe Filip Petrevski, të cilët edhe pse janë futbollistë me përvojë dhe vijnë nga klube profesionale, do të kenë nevojë për adaptim në rrethin e ri.

DSC_8791 copy

Ndeshja kontrolluese Shkupi – Mlladost Lluqani luhet në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër, me fillim në orën 15:00. /fcshkupi/

 

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT