Shkupi tregoi se mundet edhe me Rangers

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

FC Shkupi humbi sfidën në stadiumin “Ibrox” mirëpo dëshmoi se mund të jetë një oponentë i denjë përball skuadrës së mirënjohur skoceze të Glasgow Rangers. Goli nga Marfi në minutën e 23 dhe Taurnierit nga pika e bardhë, në fund të ndeshjes, i siguruan epërsi skuadrës skoceze para ndeshjes kthyese më 17 korrik në Shkup.

 

Sfida e parë evropiane për FC Shkupin nisi me matjen e forcës në fillim të takimit në “Ibrox”, ku vendasit kërkuan ndryshimin e rezultat në fillim të ndeshjes. Mekrori solli goditjen e parë nga distanca por aspak për të shqetësuar portierin Suad Zendelin. Dy minuta më vonë, tenton Marfi, por në vendin e duhur dhe në nivel të detyrës tregohet portieri Zendeli. Ky i fundit ishte pengesa e fundit në aksionin e radhës, duke ndaluar asistimin që shkonte për sulmuesin Morelos. FC Shkupi në minutën e 14 prodhoi një kundërsulm të shpejtë në krahun e majtë, në të cilën kombinuan Bazilio dhe Ljamçevski, ndërsa ky i fundit drejton topin mbi portën e Rangers-it. Dhe në minutën e 23 -të, vendasit kalojnë në epërsi, kur Marfi prodhon një solo aksion brenda zonës, ndërsa tentimi i tij me shumë fat kalon nëpër këmbët e mbrojtësve dhe portierin Zendeli dhe ndalet në rrejtë për 1-0. Portieri Suad Zendeli ishte figura qëndrore në vazhdim, pasi që në minutën e 28-të ndalon tentimin me kokë nga Vindass, në vijën fundore. Ndërsa në vazhdim të aksionin ishte më i sigurtë në zonën e rrezikut. Në minutën e 35 -të Flanagan dërgon një goditje nga këndi i 16 metërshit, por që me devijimin nga Tipuriç merr një kahje tjetër, të cilën me shumë mund sërisht e ndalon portieri Zendeli. Në anën tjetër, Ljamçevski sërisht godet nga distanca e njëjtë, si edhe në tentimin e parë, por kësaj radhe topi shkon skaj portës. Dhe aksioni i fundit në pjesën e parë ishte për skuadrën skoceze , kur Golson ishte i papenguar në tentimin me kokë , brenda 6 metrave, por për fat të mirë, topi përfundon në pjesën e jashtë të portës së Zendelit.

Në fillim të pjesës së dytë , trajneri Zekirja Ramadani, në lojë inkuadroi Amir Bilalin në vend të Muharem Bajramit, ndërsa FC Shkupi ishte dominant në këtë periudhë të lojës, duke qetësuar lojën dhe duke kontrolluar pronësimin e topin. Në dhjetë minutat e pjesës së dytë, Fc Shkupi tregoi më shumë dhe në minutën e 55-të regjistruam 3 tentime drejt portës së vendasve. Fillmisht ishte Amir Bilali me kokë nga rivënia nga këndi. Në të njëjtin aksion Bazhe Iljoski dy herë drejtoi goditjet drejt portës vendase, por në dy raste topi shkon skaj portës së Rangers-it. Në minutën e 60-të, trajneri Ramadani duhej të bën ndrrimin e dytë, pas lëndimit të Ljamçevskit , duke sjell Bunjamin Shabanin në pozitën e tij. Një minutë më vonë sulmuesi vendas Vindas godet me kokë, por në vendin e duhur është Suad Zendeli. Në vazhdim nuk kishte ndryshim të rezultatin , në çaste kur Rangers kërkonte golin e dytë , ndërsa FC Shkupi kontrollonte mirë vijën e fundit të mbrojtjes dhe mesfushën. Në minutën e 87, sulmuesi Morelos tentoi nga këndi i vështirë, por mbron sërisht Zendeli. Dhe në sekondat e fundit të ndeshjes , ndodhi momenti i penaltisë për Rangers-in, kur Marfi bie në zonë, pas asnjë kontakt nga Amir Bilali, ndërsa referi gjerman Dingert beson në “aktrimin” e futbollistit vendas dhe akordon penalti. Tavernier nuk gabon nga pika e bardhë dhe shënon për 2-0. Me këtë rezultat u mbyll takimi në stadiumin “Ibrox”, ndërsa FC Shkupi dëshmoi se ka forca që të matet me skuadrën e famshme skoceze. Ndeshja e kthimit do të jetë më 17 korrik në stadiumin “Filipi I Dytë” në orën 18.00.

 

Glasgow Rangers – FC Shkupi 2-0 (1-0)

Stadiumi : Ibrox

Kapaciteti: 50 mijë shikues

Referi kryesor:Christian Dingert (Gjermani)

Ndihmësit: Mike Pickel dhe Tobias Christ (Gjermani)

Arbitëri i katërt: Harm Osmers (Gjermani)

Golashënues: Marfi (23) dhe Taurnier (90, penalti)

Kartona të verdhë:Iljoski, Bajrami, Brroja, Basilio (FC Shkupi), Kandeias, Morelos (Glasgow Rangers)

FC Shkupi: Suad Zendeli, Toni Tipuriç, Muharem Bajrami (Amir Bilali), Basili Ndong (Besar Krivanjeva), Ermedin Adem, Rron Broja, Stefan Vujçiç, Blagoja Ljamçevski (Bunjamin Shabani), Muarem Muarem, Blazhe Iljoski.

Trajneri :Zekirija Ramadani

Glasgow Rangers: McGregor, Tavernier, Goldson, Murphy, ëindass, Flanagan, McCrorie, Katiç, Morelos, Candeias, Arfield.

Trajner: Stiven Zherard

More to explorer

Ndahen pikët në Gjorçe Petrov

Derbi i vogël i qytetit të Shkupit u zhvillua në lagjen Gjorçe Petrov ku ekipi ynë luajti në cilësinë e mysafirit nga

Regjistrohu tani

Bëhuni anëtar i komunitetit tonë në internet dhe merrni më shpejt bileta për ndeshjet e ardhshme ose ngjarjet sportive!