Ohri është destinacioni i shumë skuadrave futbollistike jo vetëm nga Maqedonia, por edhe rajoni që po i zvillojnë përgatitjet e fazës dimerore, duke u bërë gati për fillimin e sezonit pranveror që do të fillojë në fund të muajit shkurt.
Nga skuadrat shqiptare që për momentin janë në Oher, janë Renova e Tetovës, Shkupi dhe Vëllazërimi I Kërçovës. Pikërisht skuadrat e Shkupit dhe Vëllazërimit sot kanë luajtur ndeshje kontrolluese, duke testuar përforcimet e reja që kishin marrë gjatë afatit kalimtar.
Ndeshja në fjalë ka përfunduar me fitore të Shkupit, skuadër kjo që është lider i tabelës së Ligës së Dytë, ndërsa Vëllazërimi që mban pozitën e dytë, në këtë ndeshje vetëm pas 15 minutave lojë kaloi në avantazh me golin që e shënoi Ajredin Cuculi, pas një rivënie nga këndi duke goditur topin me kokë, e që portiere Zendeli nuk arriti ta ndal atë.
Në këtë pjesë lojë u lëndua rëndë futbollisti I vëllazërimit, Valon Zeqiri, kur Zendeli kishte dalur nga porta për të larguar topin, e që dy futbollisti kërcovare u ndesh në gjurin e portierit shtatelarte. Zeqiri do të ketë një intervenim kirurgjik, pasi me ambulancë të ndihmës së shpejtë është dërguar në spitalin e tetovës.
Në pjesën e dytë dominuan shkupjanët që edhe përmbysën rezultatatin,fillimisht me një super gol të Muharrem Bajramit në minutën e 50-të dhe 10 minuta para fundit te ndeshjes, fitoren e trete me radhe ne miqësore për Shkupin, e siguroi futbollisti i ri Bunjamin Ameti.
Dy trajnerët e ekipeve në loje kishin futur të gjithë futbollistët duke u dhënë mundësinë për të treguar kualitetet e tyre.
Deri më tani Shkupi ka luajtur tri kontrolluese, dukee mundur fillimisht Trepçën ’89 me rezultat 1:0 dhe para nisjes për në Ohër e ka mundur edhe Makedonija Gj.P. me rezultat 3:1.
Shkupi të dielën do të luajë kontrolluesën e radhës, kur për kundërshtarë ka Renovën. / fcshkupi/