Skuadra e FC Shkupit në orët e pasdites ka arritur në tokën turke, më sakt në vendin malor Bolu, ku do të kalojë fazën e dytë të stërvitjeve deri më 3 korrik.
Padyshim se kushtet e mira për punë dhe klima e volitshme për futbollistët do të ndikojë në ngritjen e nivelit të përgatitjeve.
Menjëherë pas arritjes në Vonresort, trajneri Zekirija Ramadani së bashku më stafin e tij kanë punuar një seancë të lehtë sërvitore, që futbollistët të ambientohen me klimën e këtij vendi.
Stafi i skuadrës tani më ka aranzhuar edhe ndeshjen e parë kontrolluese, e cila do të luhet me 24 qershor, ndërsa kundërshtari i parë do të jetë skuadra nga Azerbajxhani, Neftci Baku.
Skuadra e Shkupit deri më tani ka luajtur një ndeshje kongtrolluese, ishte ajo ndaj kampionëve të Kosovës, FC Drita, të cilën Shkupi e fitoi me rezultat 2:0.