Shkupi u kthehet stërvitjeve në Çair

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupit nga dita e premte u është rikthyer përgatitjeve në stadiumin e Çairit në Shkup, për të vazhduar fazën e fundit përgatitore kur kanë mbetur edhe më pak se një javë për duelin e parë kualifikues në kuadër të Ligës së Evropës

 

Pas 12 ditëve qëndrim në Bollu të Turqisë, skuadra e FC Shkupit prej sot u është kthyer stërvitjeve në stadiumin e  Çairit për të zhvilluar dhe përgatitjet e fundit për ndeshjet e para kualifikuese të Ligës së Evropës që do ti luajë ndaj ekipit të Glasgow Rangers.

Të gjithë futbollistët kanë shfrytëzuar dy ditë pushim dhe me energji të re i janë kthyer punës.

Të gjithë futbollistë ndjehen të motivuar dhe të etur për paraqitjen në skenën evropiane, duke e ditur se para vetes do të kenë një sfidë të vështirë, por gjithsesi motivuese.

Shkupi do të stërvitet në Shkup deri me 10 korrik, kur më pas në orët e mbrëmjes do të nisen për në Skoci.

Ndeshja e parë Glasgow – Shkupi luhet me 12 korrik me fillim në orën 20:45 minuta, ndërsa ajo e kthimit është në orar me 17 korrik me fillim në orën 17:55 minuta në stadiumin “Arena Filipi II” në Shkup, ku pritet një numër i madh i shikuesve.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT