Shkupi u kthehet stërvitjeve në Çair

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Skuadra  e FC Shkupi sot ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e parë të sezonit pranveror kur do të ketë mysafire e skuadrës së Vardarit.

Futbollistët pas kthimit nga Ohri ku qëndruan për 12-të ditë dhe zhvilluan fazën përgatitore, sot u janë kthyer stërvitjeve të rregullta për të kompletuar përgatitjet për duelin e parë sezonal.

Në stërvitje ishin të pranishëm të gjithë futbollistët, ndërsa trajneri Ardian Nuhiu kishte vendosur që edhe sot të ketë dy seanca stërvitore.

Të gjithë futbollistët kanë treguar disiplinën edhe në stërvitjen e parë në shtëpinë e tyre, në përjashtim të Besar Isenit, i cili është ankuar në lëndim dhe po vazhdon konsultimin me stafin mjekësor.

Skuadra do të vazhdojë me stërvitje të rregullta gjatë gjithë javës, që të jetë e gatshme për ndeshjen e parë kundër Vardarit.

Të përkujtojmë se ndeshja e parë e sezonit pranveror do të luhet me 19 shkurt, me fillim në orën 14:00, në stadiumin “Telekom Arena”, por shkaku i dënimit të skuadrës së Vardarit, dyert e stadiumit do të jenë të mbyllura për publikun. /fcshkupi/

 

More to explorer

Regjistrohu tani

Bëhuni anëtar i komunitetit tonë në internet dhe merrni më shpejt bileta për ndeshjet e ardhshme ose ngjarjet sportive!