Shkupi udhëtoi për në Antali (FOTO)

Shpërndaje:

Skuadra e Shkupit sot në orët e mëngjesit është nisur për në Antali të Turqisë, ku 15 ditët e ardhshme do të kryejë fazën e dytë të përgatitjeve dimërore. Kjo është hera e parë që skuadra jonë udhëton jashtë Maqedonisë që nga kthimi në ligën e parë të Maqedonisë, ndërsa kjo u mundësua falë ardhjes së sponsorit të ri me pronarin Shefshet Demiri. Fluturimin drejt Antalia skuadra e kishte me avio kompanin e njohur botërore, “Turkish Airlines”.

Sigurisht se trajneri Ardian Nuhiu do ta ketë më të lehtë që të punojë me futbollistët e tij në këtë periudhë, ku kushtet klimatike por dhe teknike janë në nivelin më të lartë, e që do të ndihmojë skuadrën të përmbush kërkesat e kryesisë dhe stafit për të siguruar edhe këtë sezon mbetjen në elitën e futbollit vendor, ndërsa ashtu sikurse do të ecë kampionati do të tentohet të arrihet edhe më shumë.

Shkupi në Antali ka udhëtuar me këta futbollist:

Suat Zendeli, Burhan Mustafa, Edis Maliqi, Bllagoja Ljamçevski, Muharem Bajrami, Besart Krivanjeva, Ermedin Adem, Shqiprim Taipi, Omar Imeri, Fatih Ismaili, Kristijan Stojkoski, Alen Jasharoski, Rron Broja, Bazhe Ilijoski, Bunjamin Shabani, Shpend Asani, Stefan Vujçiç, Husein Demiri.

Sigurisht se ekipi i trajnerëve me vete ka vendosur të merr edhe disa futbollist nga ekipi i të rinjve, që do ti ndihmojë ata të kenë zhvillim më të mirë në sfidat e ardhshme. Me skuadrën në Antali do të jenë të rinjtë Altin Sefo, Besir Ramadani, Suhejl Muharemi dhe Nuhi Jonuzi.

Stafi: Ardian Nuhiu (kryetrajner), Faruk Jonuz (ndihmës trajner), Orhan Abdi (trajner kondicional), Blagoja Georgievski (trajner i portierëve), Bunjamin Grainca (fizioterapeut).

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT