Skuadra e FC Shkupi sot është nisur për në qytetin e Ohrit, ku do të zhvillojë fazën kryesore të përgatitjeve verore.
Ekspedita e përbërë nga 22 futbollistë dhe stafit teknik, në Ohër do të qëndrojë deri me 1 gusht, ndërsa gjatë kësaj faze përveç përgatitjeve bazike, do të zhvillohen edhe disa ndeshje kontrolluese.
Ndryshim i vetëm në ndeshjet kontrolluese, është dueli i parë i 18 korrikut, pasi që skuadra e Borecit ka anuluar udhëtimin për në Ohër, ndërsa për këtë datë kundërshtarë do të jetë ekipi i Ohrit.