Futbollistët e FC Shkupit në orët e vona të mbrëmjes së sotme janë drejt Skocisë për ndeshjen e parë eliminatore të Ligës së Evropës, ku do kenë përballë ekipin e Glasgow Rangersit.
Ekspedita “bardhekaltër” së bashku me pronarin Shefshet Demiri, është nisur nga aeroporti i Shkupit, që fillimisht të arrijë në Stamboll, ndërsa mëngjesin e të mërkurës nisen drejt Skocisë.
Është paraparë që stërvitjen e parë në stadiumin “Ibrox” të Rangersit, të përzgjedhurit e trajnerit Zekirija Ramadani ta kenë në orën 18:45 minuta, ndërsa konferenca për shtyp do të jetë në ora 20:30 minuta.
Ndeshja Glasgow Rangers – Shkupi zhvillohet të enjten në stadiumin “Ibrox” duke nisur nga ora 20:45.