Shkupi vazhdon përgatitjet në Ohër

Shpërndaje:

Shkupi vazhdon përgatitjet në OhërFutbollistët e Shkupit, nga e marta kanë udhëtuar për në Ohër, ku në dhjetë ditët e ardhshme do ta realizojnë fazën e dytë të përgatitjeve dimërore. Ekspedita numëron 28 futbollist, në mesin e të cilëve tre përforcimet e reja, Miran Maksuti, Ersen Asani dhe Kenan Vatiç.

Gjatë qëndrimit të tyre në Ohër, drejtuesit e Shkupit deri më tani kanë caktuar dy ndeshje kontrolluese, fillimisht të shtunën do të luajnë me Vëllazërimin të shtunën me 7 shkurt dhe një ditë më vonë me Renovën (8 shkurt).

“Ohri tani më është një ambient i njohur për ne, pasi që edhe vitin e kaluar kemi shfrytëzuar të njëjtën qendër për përgatitje. Do të shfrytëzojmë në maksimum kushtet që i ofron kjo qendër sportive dhe do të mundohemi që edhe të testojmë skuadrën me disa miqësore që do të zhvillojmë”, ka thënë strategu i bardhekaltërve, Zekirija Ramadani.

Sipas informacioneve nga drejtori sportiv i FC Shkupit, Visar Ganiu mësojmë se në Ohër përgatitjet janë duke i zhvilluar edhe disa skuadra nga Serbia, me çka nuk përjashtohet mundësia që të zhvillohet edhe ndonjë ndeshje kontrolluese.

Deri më tani gjatë fazës së parë përgatitore, kampioni vjeshtor i Ligës së dytë zhvilloi dy ndeshje kontrolluese dhe në të dyja ndeshjet arriti fitore, fillimisht e mundi skuadrën kosovare Trepça 89’ (1-0) dhe në fundjavë ishte më e mirë se Makedonia Gj.P. 3:1. / fcshkupi/

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT