Shkupi zbrazi “mllefin” ndaj Mlladostit

Shpërndaje:

Shkupi ka treguar fytyrën e vërtet në ndeshjen me Mlladostin, duke e mbushur portën e mysafirëve nga Resnja, ku nuk arrihej të numëroheshin rastet. Skuadra e trajnerit Zekerija Ramadani ka treguar se është shumë më kualitative duke mos i lejuar kundërshtarëve në asnjë moment të afrohen drejt portës së Suat Zendelit, i cili kësaj radhe nuk kishte fare punë.

Festa pas golit që shënoi Maksuti (17)

Serinë e golave e hapi Muharem Bajrami në minutën e 29’, pastaj shënoi Miran Maksuti në atë të 31, më të cilin rezultat u shkua në pushim, ndërsa në pjesën e dytë ishte i pari që shënoi Ardian Nuhiu në minutën e 55’, më pas Florent Osmani në atë të 67’ për ta rumbullakësuar në 5:0 Husein Demiri në atë të 85’. Tani Shkupi është pozicionuar në vendin e 4-të me dy pikë më pak se Sileksi që është i treti.

Edhe në këtë ndeshje nuk ka munguar përkrahja e tifozëve të shumtë, ndërsa si zakonisht më të zëshmit “Shvercerat” edhe një 90-të minutash kaluan duke kënduar dhe duke përkrahur futbollistët e tyre.

Shumë raste para portës së Mlladostit

Shkupi ka treguar se është mace e zezë për Mlladostin, pasi që nga duelet e Ligës së Dytë e edhe në këto të Ligës së Parë, në të gjitha përballjet ka shënuar fitore, ndërsa kjo sot ishte më e lartë, edhe pse mundej të jetë me rezultat shumë më të lartë.

Pas ndeshjes është prononcuar strategu Zekerija Ramadani, i cili edhe një herë ka treguar se është njëri prej trajnerëve më të mirë dhe më të suksesshëm të kampionatit, duke e marrë parasysh se ka një fond të vogël të futbollistëve që kanë përvojë nga Liga e Parë.

Futbollistët dhe Shvercerat festojnë pas ndeshjes

“Uroj futbollistët për lojën e shkëlqyeshme që treguan, kemi bërë një lojë me shumë teknikë dhe me vendosje taktike, që rezultoi të jetë shumë e mirë. Kishim mundësi të shënojmë edhe më shumë gola, por mendoj se këtë ndeshje duhet harruar shpejtë, pasi që të mërkurën na pret dhe një duel tjetër shumë i vështirë, kur në Kërçovë do përballemi me Shkëndijën. Edhe një farë një falënderim të madh për “Shvercerat” që të gjithë klubet ua kanë lakmi, ndërsa ne kemi fatin që i kemi ata e që nuk lan ndeshje pa na përkrahur, duke na dhënë krah për secilin sukses”, ka përmbyllur deklaratën trajneri Ramadani.

Ndeshjen e radhës Shkupi e luan si mysafire e Shkëndijës me 9 dhjetor, ndeshje kjo që do të luhet në Kërçovë.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT