Shkupi zhvilloi stërvitjen e parë në Antali

Share:
Share on facebook
Share on whatsapp
Share on telegram
Share on twitter
Share on email

Skuadra e FC Shkupit sot është akomoduar në hotelin Aska Lara Resort&Spa në Antali, ku më në fund i është ikur të ftohtit në Shkup dhe ka gjetur kushte të mira për punë dhe stërvitje.

Me të arritur në Antali, fillimisht ekipi është akomoduar në dhoma dhe pas një pushimi, në orët e mbrëmjes nën urdhrat e kryeshefit Umit Karan dhe ndihmësve të tij, kanë zhvilluar edhe stërvitjen e parë, duke u ambientuar në klimën dhe terrenet sportive.

Nga dita e nesërme stërvitjet do të jenë me intensitet të shtuar, duke punuar në mëngjes dhe pasdite.

Të gjithë futbollistët ndjehen mirë, ndërsa qëndrimi i skuadrës do të zgjasë deri me 3 shkurt. Gjatë kësaj faze siç edhe kemi njoftuar më parë, do të zhvillohen së paku katër ndeshje kontrolluese, por njëkohesisht do të ketë edhe disa futbollistët që do të testohen dhe nëse përmbushin kërkesat e trajnerit, do të jenë dhe përforcime eventuale të klubit.