Shkupi zyrtarizon kartelat vjetore

Shpërndaje:

Shkupi zyrtarizon kartelat vjetoreSot edhe zyrtarisht FC Shkupi ashtu sikurse edhe kishte paralajmëruar më parë se do të ketë kartela vjetore për tifozë, sot ka bërë zyrtarizimin e tyre, duke i lëshuar në shitje, ndërsa nderin që të ketë kartelën e parë, kishte legjenda e këtij klubi, Nexhmedin Memedi.

Kryetari i FC Shkupi, Ejup Ademi në mënyrë solemne i ka dhuruar këtë kartelë legjendës së futbollit shqiptar dhe në veçanti ekipit të FC Shkupi, Nexhedin Memedi, i cili ka potencuar se Shkupi shumë shpejt do të jetë në kreun e futbollit në Maqedoni dhe do të arrijë të bëhet ekip me nderë edhe në arenën ndërkombëtare.

“E falënderoj kryesinë e klubit dhe Komunën e Çairit që nuk më kanë harruar dhe që kanë vendosur që kartela e parë të jetë në duart e mia, që si futbollist kamë dhënë shumë për këtë klub dhe do të vazhdoj edhe në të ardhëm të kontribuoj për këtë skuadër. Patjetër se shkallët e stadiumit të Çairit duhet të jenë të stërmbushura se ky ekip edhe e meriton”, ka shtuar mes tjerash më deklaratën për faqen zyrtare të klubit Memedi.

Edhe kryetari i klubit Ejup Ademi është ndarë i kënaqur nga ky takim dhe ka thënë se klubi në asnjë mënyrë nuk do të harrojë asnjë person i cili ka kontribuar për këtë skuadër që nga themelimi i tij. “Ne kemi nderuar sot Nexhmedin Memedin, por të gjithë do të jenë të nderuar ashtu siç e meritojnë. Për këtë klub kanë kontribuar të gjithë qytetarët e Shkupit, andaj edhe nuk guxojnë ndryshe ta ndjejnë këtë klub përveç se të tyrin. I ftoj të gjithë që të jenë anëtar të klubit, kështu edhe do të ndihmojnë skuadrën e tyre të zemrës”, është shprehur kryetari Ademi.

Njoftojmë se kartelat duke nisur nga dita e mërkura do të jenë në shitje, ndërsa numri i tyre është i kufizuar. Të gjithë të interesuarit mundë të furnizohen me kartelën vjetore në zyret e FC Shkupi në Çair, ndërsa kartela është e vlefshme për të gjitha ndeshjet që do të zhvillojë skuadra në fushë nikoqire. / fcshkupi.com

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT