Shkupin nuk e ndali as Gostivari

Share:
Share on facebook
Share on whatsapp
Share on telegram
Share on twitter
Share on email

Shkupin nuk e ndali as GostivariShkupi nuk ka të ndalur, ka vazhduar serinë e fitoreve, duke e shijuar edhe fitoren e shtatë nga shtatë ndeshjes. Sot Shkupi ka dalë fitues edhe në një derbi, ndërsa kësaj radhe si mysafire e Gostivarit, ndeshje kjo që përfundoi me rezultat 1:2.

Në një atmosferë tepër sportive, ku dëshmi për këtë ishte atmosfera e krijuar në stadium nga ana e dy grupeve të tifozëve “Shvercerat” nga Shkupi dhe “Kastriotët” nga Gostivari të cilët brohoritën dhe mbështeten  ekipet e tyre në të njëjtën tribunë, ndërsa në disa raste ata edhe kënduan së bashku.

Pjesa e parë ishte pothuajse e barabartë, edhe pse në disa raste vendasit kishin mundësin edhe të kalojnë në epërsi, por portieri Zendeli dhe mbrojtja e Shkupit edhe një herë treguan se jo rastësisht që nga fillimi i kampionatit kanë pranuar vetëm 4 gola.

Me të filluar pjesa e dytë, shënoi dy gola, fillimisht Ardian Nuhiu realizoi në minutën e 47 dhe më pas Nuhiu ishte asistent në golin e dytë që e shënoi Goran Maznov në minutën e 53.

Gostivari shfrytëzoi vetëm një rast, ndërsa kjo ndodhi në fund të ndeshjes, kur para portës së Zendelit kishte një tollovi të madhe, e që referi akordoi penallti, të cilën e realizoi Brilijant Syla në minutën e 76-të, i cili zvogëloi rezultatin në 1:2.

Deri në fund nikoqirët tentuan edhe disa herë që të rrezikojnë portën e shkupjanëve, por me fishkëllimën e fundit të gjyqtarit Shkupi festoi edhe një fitore me shumë vlerë.

Shkupi nga minuta e 86 luajti me një futbollist më pak, pasi që futbollisti Besir Demiri u ndëshkua me karton të kuq, pas dy kartonëve të verdhë.

Të martën Shkupi është nikoqire e Makedonija Gj.P, ndeshje kjo që do të luhet në Çair me fillim në orën 15:30.

Vlen të ceket se para fillimit të ndeshjes tifozët e Gostivarit “Kastriotët” kishin dalë në hyrje të stadiumit për të pritur vëllezërit e tyre “Shvercerat”, të cilët u pritën me duartrokitje dhe këngë, e që dy grupet së bashku u futën në të njëjtën tribunë ku edhe kënduan deri në minutat e fundit.

Kryetari Ademi falënderon KF Gostivarin

Skuadra e Gostivarit ka treguar në mënyrën më të mirë se si duhet pritur një ekip vëllazërore edhe pse ndeshja ishte derbi dhe dy skuadrat kërkon pikët që do tu jepnin siguri më të madhe në kreun e tabelës. Këtë gjest e ka përshëndetur kryetari i FC Shkupi Ejup Ademi, i cili pas ndeshjes kishte takim me kryesinë e KF Gostivari. “Do të falënderoj publikisht të gjithë kryesinë e Gostovarit, drejtorin sportiv Argjend Beqiri, trajnerin, futbollistët, tifozët dhe të tjerët që janë pjesë e kësaj skuadre. Kishim nderin të jemi në një shtëpi ku vëllai është vëlla, andaj shpresojmë që ky bashkëpunim të vahdojë e kështu tua kthejmë edhe ne në Shkup”, është shprehur Ademi.