Shtyhet edhe një herë ndeshja e kupës Vardari – Shkupi

Shpërndaje:

Federata e Futbollit të Maqedonisë, javë më parë kishte bërë tërheqjen e shortit për ndeshjet çerekfinalet të Kupës së Maqedonisë, ndërsa pikërisht atë ditë ishte vendosur edhe për duelin e mbetur KF Vardari – FC Shkupi, që duhet të luhej me 8 nëntor në orën 13:00. Por tani FFM duhet të kërkojë një tjetër orar për këto dy skuadra, shkaku që në fundjavë reprezentacioni i Maqedonisë do të luajë ndeshje miqësore ndaj Norvegjisë, si dhe një pjesë e futbollistëve janë të angazhuar me U21 dhe U19-të.

Sipas të gjitha gjasave ndeshja e parë në mes dy rivalëve të mëdhenj Vardarit dhe Shkupit do të luhet me 29 nëntor, ndërsa ajo e kthimit më 17 dhjetor kur edhe duhej të luhej ndeshja e parë e fituesit nga ky duel me Shkëndijën.

Të mërkurën janë në program ndeshjet e para çerekfinale ku takohen Teteki – Akademija Pandev, Pelisteri – Pobeda dhe Renova – “Skopje”.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT