Shumë raste, një gol nga Dembo dhe tri pikë të reja

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Skuadra e Shkupit ka marrë fitoren e gjashttë sezonale dhe e dyta radhazi, kësaj here viktimë ishte ekipi i Akadameija Pandevit, që pësoi vetëm një gol në rrjetë, nga shumë rastet që u krijuan gjatë 90 minutave lojë.

Ndeshja filloi me matjen e forcave nga dy ekipet, ndërsa rastin e parë e patën nikoqirët në minutën e 18-të, por nuk ishte e rrezikut të lartë.

Shkupi riktheu me Dembon, i cili vrapoi mirë pas kromimit të Isenit, por referat e nxorën në pozitë jashtë loje, edhe pse në xhirimin e ngadalësuar u pa se ishin në gabim.

Në minutën e 25 ekipi ynë u kanos me Ilirid Ademin, i cili goditi me kokë, por topi përfundoi vetëm mbi portë e që doli të jetë dhe rasti i fundit në 45 minutat e para.

Shkupi tregoi dominim total në pjesën e dytë, kur në minutën e 53-të, ishte Glishiç që kërcënoi portën nga distanca. Diack pati rastin më të mirë të ndeshjes në minutën e 55-të, kur nga tetë metra gjuajtjen e tij e dëboi portieri nikoqir.

Në ndërkohë Freddy Alvarez edhe një herë ishte në element me lojën e tij dhe krosime të njëpasnjëshme. Në minutën e 61 ai shërbeu me top Ademin, i cili me kokë përsëri kërkoi portën, por goditja e tij ishte e plogësht dhe portieri arriti të kontrollojë situatën.

Shkupi  vazhdoi të insistojë në kërkim të golit me raste të tjera, në minutën e 66-të, Sabit Bilali pati mundësi të mirë nga e djathta, por edhe goditja e tij përfundoi jashtë fundores. Fatjon Jusufi pasi u fut në lojë nga pankina, arrit të del në rast për të shënuar, kjo nodhi në minutën e 75 kur edhe ai pas kromimit të Alvarezit tentoi me kokë, por portieri dëboi topin në rivënje këndore.

Dhe pas gjithë këtyre tentimeve goli erdhi në minutën e 79-të, me asist të mrekullueshëm nga Freddy Alvarez dhe autor të Dembos, i cili me kokë vendosi topin më në fund në rrjetin e Akademija Pandev. Një herit ishte ky goli i dhjetë sezonal i Dembos.

Deri në fund të ndeshjes vlen të përmendim edhe rastin e krijuar përmes kromimit të Freddy Alvarezit i cili përsëri gjeti Lamin Diack, e që ky i fundit me kokë dërgoi topin drejt portës, por mbrojtja nikoqire e dërgoi atë në rivënie këndore.

Në fund Shkupi me plot meritë mori tri pikë të reja për të mbetur në pozitën e dytë në tabelë me 19 pikë, dy më pak se Shkëndija e para. Ndeshjen e radhës Shkupi e luan të mërkurën në kuadër të Kupës së Maqedonisë së Veriut ndaj ekipit të Kit-Go, ndërsa në fundjavë do të jemi nikoqir të duelit ndaj Sileksit të Kratovës.

More to explorer

Regjistrohu tani

Bëhuni anëtar i komunitetit tonë në internet dhe merrni më shpejt bileta për ndeshjet e ardhshme ose ngjarjet sportive!