Ekipi ynë sot ka luajtur ndeshjen e javës së katër të Ligës së Parë të Maqedonisë, ndërsa ishte mysafire e Makedonija Gj.P, duel ky që u mbyll me barazimin më të padëshiruar 0-0.
Edhe pse ekipi ynë dominoi në të dy pjesët me shumë raste për të shënuar, në asnjë moment nuk gjeti recetën e golit, por duhet potencuar se në ditën e tij ishte edhe portieri vendas, Stevkovski.
Pjesën e parë e filluam me rastin e parë në minutën e 7-t, kur Timovski detyroi portierin ta largojë topin në rivënie nga këndi. Më pas rasti tjetër erdhi në minutën e 29-t, me Ackovskin, i cili pati rastin ideal për ta kaluar ekipin tonë më epërsi, por nga distanca prej 17 metra nuk ishte preciz. Në min e 40 Timovski edhe një herë tentoi nga distanca, por asgjë më shumë se goditje mbi portë. Në minutën e 42-t, Rramani lëshoi një predhë nga distanca, i cili vetëm për pak nuk ishte preciz që të mposhtë portierin nikoqir.
Pjesën e dytë trajneri Arslan e nisi me tre zëvendësime, Ali, Trapanovski dhe Queven u futën në lojë, ndërsa nga minuta e 54-t, Arbi Vosha zëvendësoi Niltinon. Në minutën e 57-t, një kundër zbritje e shpejt me Ali Adem që i dha topin Trapanovskit, ky e vonoi pasimin për para portës ku prite Hodzic, ndërsa nga mbrojtja vendase topi arrin të Adem i cili shutoi drejt portës, por goditi një mbrojtës vetëm për rivënie këndore.
Goditjen e parë drejt portës së Iljazit nikoqirët e kishin në minutën e 60-t, kur pas një krosimi nga gjuajtja e lirë me kokë tentoi Mishevski, por vetëm jashtë kuadratit të portës. Nga min e 67-të, Shkupi i gjithi ishte në sulm, kur në fushë u inkuadrua edhe Luan Abazi. Në të 80-t, edhe Queven tentoi nga distanaca por vetëm skaj portës. Luhej minuta e 85-t, Hodzic dhe Vosha kishin mundësi për të zhbllokuar rezultatin, por në dy rastet reagoi mirë portieri vendas Stevkovski. Në minutën e 88 portieri ndali edhe goditjen e Trapanovskit. Një minutën më vonë me kokë goditi Abazi dhe topi pothuajse përfundoi në rrjetë, por edhe në kësaj radhe portieri kreu detyrën dhe me cep të gishtave nxori topin jashtë. Mundësua më e mirë për të marrë tri pikët ishte në kohën shtesë, luhej minuta e 92-t, Vosha nga e djathta depërtoi para portës, ndërsa goditja e tij u ndal kësaj radhe nga shtylla. Në minutën e fundit mundë edhe të pësonim gol, kur Samake për pak nuk ishte preciz, e që kjo ishte goditja e parë e vendasve në kuadrat.
Javën e pestë e luajmë të dielën (27.08.2023 ora 16:00), në Çair, ndërsa mysafir do të jetë skuadra e Gostivarit.