Shumë raste për vetëm një gol dhe një pikë

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Skuadra e Shkupit ishte shumë afër të shënojë dhe fitoren e katërt sezonale, por kësaj radhe në stadiumin e Çairit para afër 2.000 shikuesve ka marrë vetëm barazim.

Edhe pse në minutat e para të ndeshjes ekipet filluan të luajnë më shumë lojë taktike, rasti i parë erdhi për Shkupin, kur Kristijan Stojkoski në dy aksione të shpejta ishte në rast të mirë për të hapur rezultatin. Fillimisht në mënyrë atraktive “gërshërë” gjuajti vetëm skaj portës, ndërsa pas tre minutave në tentim që të gjej pozitën e mirë për goditje, topi i tij godet në shpinë një prej mbrojtësve mysafir që të përfundon në rivënie nga këndi.

Rregulli i pashkruar, “kur nuk shënon, pranon gol” ndodhi në minutën e 40-të, kur pas një aksioni që nuk dukej i rrezikshëm, mysafirët në rastin e parë dhe të vetëm shënuan për avantazh 0:1.

Në pjesën e dytë djemtë e trajneri Ardian Nuhiu luajtën me angazhim edhe më të madh, duke mos u dorëzuar në asnjë moment dhe duke kërkuar golin.

Dhe pikërisht në minutën e 69-të, Alen Jasharovski i cili në lojë u fut në pjesën e dytë, shfrytëzoi rastin kur goditja e Mbellas u dëbua nga portieri Jovnovski, e që Jasharovski nuk lejoi që ky rast të shkoj huq dhe barazoi rezultatin ën 1:1.

Ekipi i Shkupit në vazhdim kishte edhe disa raste të mrekullueshme për të shënuar edhe fitore, përsëri Jasharovski, Stojkoski dhe Adem ishin në mundësi për përmbysje, por duke mos e shënuar golin që do tu jepte fitoren. Me këtë pikë të fituar Shkupi mbetet në pozitën e katërt me 12 pikë.

More to explorer

Ndahen pikët në Gjorçe Petrov

Derbi i vogël i qytetit të Shkupit u zhvillua në lagjen Gjorçe Petrov ku ekipi ynë luajti në cilësinë e mysafirit nga

Regjistrohu tani

Bëhuni anëtar i komunitetit tonë në internet dhe merrni më shpejt bileta për ndeshjet e ardhshme ose ngjarjet sportive!