Shvercerat shpallin Zendelin “Futbollisti i vitit 2015” te FC Shkupi

Shpërndaje:

Sezoni vjeshtor i kampionatit në Ligën e Parë ka përfunduar në fillim të dhjetorit, derisa futbollistët janë në pushim të merituar, tifozët e FC Shkupi “Shvercerat Shkup” janë edhe më tej aktiv.

Tifo grupi “Shvercerat” të cilët këtë sezon ishin shpallur më të mirët në kampionat, duke qenë në numër më të madh në ndeshjet që ka luajtur FC Shkupi, kanë organizuar votim përmes rrjetit social “Facebook”, për të përzgjedhur futbollistin më të mirë të vitit 2015. Në listën që është votuar nga 19 deri më 23 dhjetor, kishte nëntë futbollistë, ndërsa me votat e grumbulluara më i miri i vitit është shpallur kapiteni i skuadrës Suat Zendeli, me 183 vota të grumbulluara.

Suat Zendeli (1) duke përshëndetur me bashkëlojtarët tifozët Shvercerat
Suat Zendeli (1) duke përshëndetur me bashkëlojtarët tifozët Shvercerat

Pas zgjedhjes futbollisti i vitit të FC Shkupi, Suat Zendeli nuk ka lënë pa u falënderuar tifozëve dhe të gjitha atyre që ishin pjesë e këtij ekipi në këtë sezon.

“Të nderuar tifozë, e në veçanti “Shvercera”, ju falënderoj që gjithë kohën na përkrahët, ju ishit ata që qëndruat afër nesh, na keni dhënë zemër dhe krah me animin tuaj, ndërsa ne si skuadër besoj se kemi arritur tua kthejmë duke lënë zemrën në fushë. Jo rastësisht nuk thonë se “shumë ushtri të vogla kanë rrënuar ushtri të mëdha”. Pikërisht ne kemi qen ushtri e vogël por me zemër të madhe. Edhe një herë dua t’ju falënderoj që më keni shpallur mua lojtari më i mirë i gjysmë sezonit, por mendoj se kushdo që do të fitonte nuk do të ishte zgjedhje e gabuar, pasi secili nga ne ka lënë zemrën në fushë. Falënderoj edhe ata tifozë që kanë që kanë votuar futbollistët e tjerë, është njëjtë sikurse të më kishin votuar mua, pasi që ata janë vëllezërit e mi. Them me bindje se kishim bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë ,kryesi-trajner-lojtar-tifozë. Por edhe unë do kisha dhënë votën time, ndërsa unë votoj për Shvercerat me notën 10, ndërsa stafi dhe lojtarët marrin notën 9. Gjithashtu nuk dua të lë anash të gjitha mediat vendore që kanë përcjellë lojën tonë dhe kanë dhënë vlerësime pozitive. Shpresoj që të takohemi në muajin shkurt, kur do ta fillojmë sezonin me ndeshjen e parë FC Shkupi –KF Metalurgu.

Rezultatet nga votimi:
1. Suat Zendeli            183
2. Besar Iseni                    142
3. Florent Osmani            102
4. Mevlan Murati               63
5. Dimitrija Llazarevski    46
6. Bujamin Asani               44
7. Muharem Bajrami        36
8. Ardian Nuhiji                20
9. Ersen Asani                   10

Suat Zendeli
Suat Zendeli
2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT