Skuadra bënë për vete dy talente, Abazin dhe Isenin

Shpërndaje:

Tani kur ekipi ka bërë dhe grumbullimin e parë, ka vazhduar të mendojë edhe në përforcime të reja, por duke menduar që klubi të ketë talente të reja, të cilët do të jenë e ardhme e ekipit bardhekaltër për vitet në vazhdim.

Sot me kontratë tre vjeçare janë bërë pjesë e familjes bardhekaltër dy futbollist të rinj, Rejjan Abazi dhe Bilall Iseni.

Rejjan Abazi është 18 vjeçar dhe shtetas i Kanadasë, ndërsa karrierën e tij futbollistike e ka filluar pikërisht në Kanada, në universitetin McGill, nga atje arrin që të bëjë dhe transferimin e tij të parë në Evropë tek skuadra e Rabotniçkit ku luan me të rinjtë, ndërsa në 9 ndeshje ai ka arritur të shënojë 10 gola, duke treguar një paraqitje të mrekullueshme në pozitën e sulmuesit.

Ndërkohë Bilall Iseni është 19 vjeçar dhe është futbollist që karrierën e tij e kishte filluar pikërisht në shkollën e futbollit tonë. Iseni luan në pozitën e mbrojtësit të majtë. Ai gjithashtu ka luajtur edhe me ekipin e New Stars, Vardarin e Forinës dhe së fundmi ishte pjesë e skuadrës kërçovare, Vëllazërimi.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT