Skuadra e FC Shkupi udhëtoi për në Antalia

Shpërndaje:

Pas përfundimit të fazës së parë përgatitore në Shkup, skuadra e udhëhequr nga stafi i trajnerëve dhe futbollistët në orët e pasdites ka fluturuar për në Antalia, ku do të zhvillojë përgatitje 16 ditore, ndërsa nga klubi janë duke punuar që të organizojnë edhe katër deri pesë ndeshje miqësore.

Skuadra e Shkupit në kuadër të fazës së parë përgatitore në Shkup zhvilloi dy ndeshje miqësore me skuadra nga IPKO Super liga e Kosovës ku për kundërshtar kishte Flamurtarin e Prishtinës dhe Dritën e Gjilanit  dhe në të dy përballjet barazoi pa gola të shënuar.

Ekspedita e FC Shkupit pritet që në orët e vona të natës të arrijë në Antalia, ndërsa për të qëndruar kryesia e klubit ka rezervuar një nga hotelet më të mira në Antalia, Resosrt Asteria Kremlin Palace.

Të fundit nga klubi

Marin Jurina transferohet në Hungari

Sulmusi i skuadrës tonë, Marin Jurina nga sot edhe zyrtarisht është transferuar në kampionatin e Hungarisë, ku dy ekipet kemi arritur në marrëveshje. Marin Jurina te Shkupi erdhi në formë të huazimit nga klubi si motër NK Zenica dhe transferimi për shkaqe dokumentacioni do të zyrtarizohet nga skuadra boshnjake.

Kryesia, stafi teknik dhe futbollistët falënderojnë Jurinën për kontributin e dhënë, duke u dëshiruar suksese në kampionatin hungarez me ekipin Mezkövesd FC.

Gjithashtu njoftojmë se me marrëveshje dy paleshe kemi ndërprerë bashkëpunimin me dy futbollistët e repartit të mbrojtjes, Filip Stojanovski dhe Besir Ramadani.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT