Skuadra e jonë bartëse e shortit në Ligën e Konferencës

Shpërndaje:

Me përfundimin e sezonit në pothuajse në të gjitha kampionate evropiane, po mësohen edhe kundërshtarët e mundshëm të ekipit tonë në Ligën e Konferencës, ndërsa sipas rezultateve të parë, skuadra jonë do të jetë bartëse në shortin e raundit të parë.

Pjesëmarrja ë njëpasnjëshme në vitet e fundit në kualifikimet e Ligës së Evropës dhe arritja e koeficientit të lartë, kanë ndikuar ndjeshëm që ekipi ynë të jetë në mesin e skuadrave që do të jenë bartës në fazën e parë të garës më të re të UEFA-s, Ligës së Konferencës.

Pikërisht edhe që më herët pritej që ekipi ynë sipas vlerësimit, do të jetë bartës i ndeshjeve të para të kualifikimeve, ndërsa kjo do të thotë që mundë të kemi një rival më të lehtë.

Sipas koeficientit skuadra ynë në raundin e parë mund të përballen me ekipe nga Malta, Gjibraltari, Kosova, Shqipëria, Irlanda e Veriut, Lituania, Lihtenshtajni, Gjeorgjia dhe Finlanda.

Shorti i raundit të parë kualifikues do të mbahet me  15 qershor, ndërsa i raundit të dytë kualifikues: 16 qershor, ndeshjet e para kualifikuese luhen me 8 dhe 15 korrik.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT