Ekipi dje ka mbyllur fazën e përgatitje në vend dhe tani më është duke u përgatitur që në orët e mbrëmjes të udhëtojë drejt Antalias në Turqi ku do të vazhdojë fazën përgatitore për një vazhdim të suksesshëm të sezonit pranveror.
Kujtojmë se dje i tërë ekipi dhe stafi që do të udhëtojë për në Antalia, ka kryer testet për COVID-19 dhe të gjithë kanë rezultuar negativ, ndërsa qëndrimi në Antalia këtë herë do të jetë në hotelin “Titanic”.
Skuadra në vendin ekzotik të Turqisë do të qëndrojë deri me 4 shkurt, ndërsa përveç përgatitjeve, atje do të zhvillohen edhe dosa ndeshje kontrolluese, ndërsa deri më tani janë konfirmuar katër data.
26.01.2021 FC Shkupi – Zenit
28.01.2021 FC Shkupi – Akhmat Grozny
31.01.2021 FC LVIV – FC Shkupi
Të përmendim edhe atë se skuadrën në Antalia për herë të parë do ta takojë edhe trajneri i ri Hasan Ozer.