Soydas: “Nuk kemi të drejtë të gabojmë, duhet të fitojmë”

Ekipi i FC Shkupit ka shfrytëzuar në mënyrën më të mirë të mundshme pauzën dy javore të kampionatit, shkaku i angazhimeve të reprezentacionit në Ligën e Kombeve. Kjo sigurisht është mirëpritur nga futbollistë, por edhe vet trajneri Hayati Soydas, i cili kishte mundësi që të formojë organikë të punës, por njëkohësisht edhe të njihet nga afër me ekipin.

Por tani më ekipi është përqendruar për ndeshjen e fundjavës, kur të dielën luhet derbi i qytetit, ndërsa përballë do të ketë skuadrën e Vardarit, ndeshje kjo që luhet të dielën në stadiumin “Boris Trajkovski”, në lagjen Maxhari.

Pikërisht për mini pauzën dhe ndeshjen e radhës për faqen zyrtare të klubit ka folur trajneri Soydas.

“Kjo pauzë na erdhi shumë mirë, gjetëm hapësirë për të punuar më shumë me ekipin edhe pse më herët kishim nga dy stërvitje, por nuk kisha shumë kohë dhe informacione për lojtarët, për arsye se kishim ndeshjen me Shkëndijën. Kemi punuar më shumë në pjesën taktike, ndërsa këtë javë e kemi shfrytëzuar pauzën dhe kemi bërë disa ditë nga dy stërvitje. Jemi munduar që ta ngremë ekipin në nivelin fizik dhe me disa stërvitje më të forta, pastaj luajtëm një ndeshje miqësore ku kisha disa kërkesa ndaj futbollistëve, të cilat mendoj se i kuptuan dhe i zbatuan mirë”ka thënë Soydas, i cili më pas ka folur edhe për ndeshjen ndaj Vardarit.

“Sigurisht se edhe Vardari do të dëshirojë që të fitojë ndeshjen, por ne më nuk kemi drejt gabimi, sa më shpejt duhet të kthehemi moralisht dhe të fitojmë, sepse mendoj se ne kemi më shumë nevojë për fitore. Kemi nevojë edhe për pak kohë, sepse kemi ardhur nga një shtet tjetër, me mendime më ndryshe, por prapë them futbolli njeh vetëm një gjuhë dhe mendoj që futbollistët i kanë kuptuar idetë e mia. Mendoj se për një kohë të shkurtër kemi bërë atmosferë të mirë mes vete dhe të gjithë mirëkuptohemi. Kjo duhet të jetë shkak që të dielën të marrim rezultat pozitiv, siç thash edhe më herët nuk kemi të drejtë të gabojmë, duhet të fitojmë dhe të vazhdojmë me hapa më të sigurt”, ka përfunduar Soydas.

Ndeshja Vardari – Shkupi luhet të dielën me fillim në orën 15:30, ndërsa ndeshja është shpallur e rrezikut të lartë dhe nuk do të lejohen tifozë mysafirë në stadiumin “Boris Trajkovski”, që ka vetëm një tribunë.

Share:

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on pinterest
Pinterest
Share on linkedin
LinkedIn

Social Media

Most Popular

Get The Latest Updates

Subscribe To Our Weekly Newsletter

No spam, notifications only about new products, updates.

Categories

On Key

Related Posts

Iseni: Secili që do të luaj, do të jep më të mirën

Në orët e pasdites skuadra jonë ka përfunduar me stërvitet në prag të ndeshjes së javës së 12-të, njëherit kur edhe fillon rrethi i dytë i sezonit 2020/21. Skuadra ka shfrytëzuar në maksimum pauzën dy javore që kishte kampionati

Shkupi sot mbylli kampin stërvitor në Dojran

Skuadra e FC Shkupi ka shfrytëzuar në mënyrën më të mirë të mundshme pauzën në kampionat, pasi përfaqësueset edhe më tutje janë me angazhime në Ligën e Kombeve. Nga data 10 nëntor, ekipi ynë ka qëndruar në Dojran, ku

Dembo pjesë e kombëtares së Gambias

Paraqitjet e mira të këtij sezoni të sulmuesit nga Gambia Dembo Darboe me skuadrën tonë FC Shkupi, kanë bërë që ai të merr ftesë për kombëtaren e tij të Gambias, për dy ndeshjet mjaft të rëndësishme të kualifikimeve të

Derbi vogël i Shkupit mbyllet në barazim

Derbi vogël i qytetit të Shkupit i luajtur në stadiumin Arena “Todor Proeski” mes Rabotniçkit dhe Shkupit u mbyll pa fitues me barazimin 2-2 (1-1). Dy ekipet luajtën një nga ndeshjet më efikase të javës së 11-të, edhe pse

Regjistrohu tani

Bëhuni anëtar i komunitetit tonë në internet dhe merrni më shpejt bileta për ndeshjet e ardhshme ose ngjarjet sportive!