Stadiumi i FC Shkupi së shpejti me tribunë të re!

Shpërndaje:

Pas shumë viteve pritje, ëndrra e dashamirëve të futbollit shkupjan do të realizohet, më në fund sot është bërë publike lajmi se skuadra e FC Shkupit  do të ketë edhe tribunë tjetër dhe stadiumi do të duket mjaft modern. Kjo ishte një kërkesë e kamotshme, ndërsa sot përmes faqes zyrtare e ka bërë të ditur lajmin kryetari i Komunës së Çairit, z. Visar Ganiu, i cili këtë edhe e kishte premtuar në kampanjën e tij parazgjedhore për Kryetar Komune.

“Me kënaqësinë më të madhe njoftoj qytetarët e Çairit se projekti për ndërtimin e tribunës së re të premtuar të stadiumit të K.F. Shkupi i përpiluar në partneritet në mes Komunës së Çairit dhe Federatës së Futbollit të Maqedonisë është miratuar nga ana e Federatës së Futbollit Evropian – UEFA.

Shprehim falënderimin tonë ndaj Kryetar i Federatës së Futbollit të Maqedonisë z. Muamed Sejdini me të cilin bashkërisht dorëzuam aplikimin në UEFA. Drejt realizimit të premtimeve të dhëna”, shkruante në faqen zyrtare në Facebook të kryetarit Ganiu.

Lajmin e konfirmoi edhe vet u.d. presidenti i FFM-së, Muhamed Sejdini në sitin zyrtar të FFM-së.

“Në emër të Federatës së futbollit të Maqedonisë mund të njoftoj se bashkë me komunat dhe UEFA-në vazhdojmë bashkarisht ndërtimet për një të ardhme më të mirë të futbollit në Maqedoni. Këto janë projekte të vlefshme me rëndësi të jashtëzakonshme, por edhe një impuls shtesë për vetëqeverisjet lokale, e gjitha me qëllim për sigurimin e një të ardhme të bukur për futbollin tonë. Mundohemi të ndihmojmë kudo dhe në çdo mënyrë dhe unë shpresoj se këto projekte do t’i realizojmë sipas marrëveshjes dhe në përputhje me parimet tona dhe të UEFA-së. Qëllimi ynë i vetëm me këto lloje të projkteve është të sigurojmë kushte si që meritojnë klubet, shikuesit dhe ekipet përfaqësuese”, deklaroi u.d. presidenti i FFM-së, Muhamed Sejdini.

Sipas informacioneve të fundit, mësojmë se ndërtimi i tribunës do të nis në fillim të vitit 2019 dhe pikërisht në këtë vit pritet edhe përfundimi i tij.

Skuadra e FC Shkupi, kryesia dhe futbollistët falëndojnë kryetarin e Komunës së Çairit z. Visar Ganiu dhe kryetarin e FFM-s Muamed Sejdini për punën e vazhdueshme që kanë bërë në realizimin e këtij projekti.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT