Stojanovski: Ndaj Sileksit, japim maksimumin për ti gëzuar tifozët tanë  

Shpërndaje:

Pas pauzës dy javore, skuadra të shtunën i rikthehet kampionatit me ndeshjen kundër FK Sileksit të vlefshme për xhiron e 5-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Pas katër xhirove të luajtura në sezonin e ri, ‘bardheblutë’ regjistrojnë një fitore, dy barazime dhe një humbje, ndërsa të shtunën ndaj ekipit nga Kratova pretendojmë të marrim fitoren e dytë në kampanjen e re.

Ekipi në dy javët e fundit ka pësuar shumë ndryshime, ku me largimin e teknikut Umit Karan, drejtuesit emëruan për trajner Bulent Akinin nga Turqia, me këtë të fundit që ka sjell një frymë të re në skuadër dhe shumë atmosferë pozitive.

Në kohë pauze të kampionatit, Akin kishte mundësi të njoftohet me rrethanat në skuadër dhe me futbollistët, ndërsa ka pasur mundësi të provojë të gjithë të përzgjedhurit e tij në dy ndeshjet kontrolluese ndaj KF Besës dhe Al Bataeh, ku në të dyjat FC Shkupi triumfoi. Ndërkohë, kur jemi një ditë para sfidës me KF Sileksin, ekipi ka kryer të gjitha përgatitjet e duhura dhe dëshiron që të rinisë kampionatin me fitore dhe tri pikë të reja.

“Presim që të jetë ndeshje e vështirë, ne do të kërkojmë tri pikë. Kishim në dispozicion dy javë për tu përgatitur për këtë ndeshje, luajtëm edhe dy takime kontrolluese dhe mendojë që edhe përkrah asaj që do të jetë e vështirë, ne do të bëjmë gjithçka për t’i gëzuar tifozët tanë, do të japim maksimumin dhe të shohim se si do të përfundojë”, tha për kanalin zyrtar të klubit, Filip Stojanovski.

Për ndeshjen me KF Sileksin, rikthehet të luajë në takim zyrtar Besar Iseni që mungoi në dy muajt e fundit për shkak lëndimit nga përgatitjet në Turqi, ndërsa hendikep për këtë sfidë trajneri Akin do të ketë sulmuesin Marin Jurinën që është pezulluar për dy ndeshje dhe të riun Xhemail Esatin që nuk do të mund të jetë në kombinim për shkak virozës. Takimi FC Shkupi-KF Sileksi do të luhet të shtunën (14.09.2019) në stadiumin e Çairit, duke nisur nga ora 15:30.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT