Stojkoski dhe Imeri i dhanë fitoren Shkupit ndaj Vëllazërimit

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Skuadra e FC Shkupi ka shfrytëzuar pauzën e kampionatit vendor për të zhvilluar ndeshje kontrolluese, shkaku i angazhimeve të reprezentacionit të Maqedonisë në kuadër të kualifikueseve për KB 2018. Sot në stadiumin e Çairit, mysafire e Shkupit ishte ekipi i KF Vëllazërimit të Kërçovës, një ekip i respektuar që ka ambicie të larta këtë sezon.

Ndeshja filloi me sulme të shpejta të skuadrës së Shkupit, duke krijuar një mori rastesh për shënim. I pari që u kanos drejt portës së kërçovarëve ishte Kristijan Stojkoski, kur në minutën e 15-të nga distanca testoi portierin mysafir.

Më pas përsëri në aksion ishte Stojkoski, që shërbeu me top Mbellan, por që ky i fundit nuk arriti të gjejë portën nga afërsia. Edhe një herë Mbella gjenden përpallë portierit mysafir, pas një asistimi perfekt nga Muharem Bajrami, edhe në këtë rast më lehtë ishte të shënohet se sa të huqet, por fati nuk e deshi Mbellan.

Në vazhdim sulmi i Shkupit bëhej edhe më i fortë, nga dy krahët Shabani dhe Asani shërbenin me top sulmuesit, të cilët nuk arrinin të zhbllokojnë rezultatin.

Vetëm pak sekonda para fundit të pjesës së parë, ishte Stojkoski që nga e djathta me këmbën e majtë prej një distance më shumë se 20 metra, plasoi topin në këndin e majtë të portës kundërshtare për avantazh të Shkupit.

Edhe pjesa e dytë ishte e njëjtë, Shkupi sulmonte por me aktorë të rinj, pasi që trajneri Nuhiu u dha shansin shumë futbollistëve që të luajnë në këtë miqësore.

Në minutën e 55-të, Muharem bajrami me të djathin e tij të fortë sprovoi portierin i cili grushtoi topin që erdhi në këmbët e Shpend Asanit, ky shënoi gol, por referi anësor akordoi pozitë jashtë loje.

Në dy raste me kundërsulme tentuan edhe mysafirët, por i përqendruar u treguar portieri Burhan Mustafa që zëvendësoi kapitenin Suat Zendeli.

Rast të mirë në këtë periudhë të pjesës së dytë kishte edhe Jasharovski, por pa fat edhe ky, ndërkohë në anën tjetër mbrojtësit bëjnë ndërhyrje para 16-tëshit të Mustafit, e që në gol e shndërron goditjen Mirlind Ibraimi.

Barazimi vetëm sa ju dha inspirim edhe të rinjve të tjerë të Shkupit për të treguar shkathtësitë e tyre, e këtë më së miri e shfrytëzoi Omar Imeri i cili me super gol i ktheu epërsinë Shkupit.

Deri në minutat e fundit të ndeshjes Shkupi kishte dhe shumë raste të tjera, me Taipin, Huseinin, Ismaili, por që në fund nuk kishte më ndryshim të rezultatit.

Në këtë ndeshje për Shkupin luajti edhe përforcimi i fundit, malazezi Ivan Fatiç, i cili luajti 35 minuta solide duke u njoftuar për herë të parë me fushën e Çairit dhe bashkëlojtarët e tij.

Shkupi ndeshjen e filloi me këtë përbërje: Suat Zendeli, Sedat Berisha, Besir Ramadani, Ermedin Adem, Edis Maliqi, Fisnik Zuka, Bujamin Shabani, Muharem Bajrami, Kristijan Stojkoski, Shpend Asani, Emmanuel Mbella

Luajtën edhe Burhan Mustafa, Shqiprim Taipi, Alen Jasharovski, Husein Demiri, ivan Fatiç, Altin Sefo, Omar Imeri, Fatih Ismaili, Ibraim Arif, Xhavit Bushi dhe Erblin Daci

More to explorer

Regjistrohu tani

Bëhuni anëtar i komunitetit tonë në internet dhe merrni më shpejt bileta për ndeshjet e ardhshme ose ngjarjet sportive!