Stojkoski: “Gjithçka përveç tri pikëve do të jetë rezultat i dobët”

Pas katërmbëdhjetë ditëve pushim të kampionatit të Maqedonisë, shkaku i angazhimeve të reprezentacionit në ndeshjet kualifikuese për KB Rusi 2018, të dielën përsëri rikthehen aktivitetet në Ligën e Parë edhe atë me ndeshjen shumë të rëndësishme për ekipin e FC Shkupi.

Në stadiumin e Çairit Shkupi do të jetë nikoqire e KF Rabotniçki, një skuadër stabile që shpesh ka arritur të nëjë “telashe”. Por skuadra e Shkupit më në fund është kompletuar, pasi disa futbollistë ishin përballur me lëndime dhe nuk ishin të gatshëm njëqind për qind në ndeshjet e kaluara.

Një prej tyre që është kthyer në formë të plotë, është edhe mesfushori Kristijan Stojkoski, i cili pas rikthimit në fushë, kundër Pobedës shënoi edhe golin e tij të parë zyrtar për ekipin.

Edhe pse Shkupi kishte pësuar disfatë, në këtë përballje tregoi paraqitje shumë të mirë, por që fati nuk ishte në anën tonë.

Stojkoski mes tjerash ka thënë se ndjehet mirë dhe i lumtur që ekipi do të jetë i kompletuar dhe se është radha për të shijuar fitoren e parë sezonale.

“Duke e njohur kundërshtarin, pres të jetë një ndeshje shumë e barabartë, ku për fituesin mundë të vendos vetëm një gol i shënuar. Jam i lumtur që pas lëndimit u ktheva me gol të shënuar dhe tani mendoj se është koha që edhe fitoret të vijnë. Qëllimi ynë në këtë ndeshje është i qartë, gjithçka përveç tri pikëve do të jetë rezultat i dobët”.

Skuadra e Shkupit për këtë duel ka zhvilluar stërvitje intensive dhe të gjithë futbollistët kanë treguar formë të mirë, por shkaku i pritjes së leje për punë, nuk do të ketë mundësi paraqitjeje përforcimi i fundit, Ivan Fatiç. Bardhekaltërit kanë luajtur një ndeshje kontrolluese kundër KF Vëllazërimit, duke e fituar atë me rezultat 2:1, ku të gjithë të përzgjedhurit e trajnerit Ardian Nuhiu treguan formë bindëse, se edhe ndaj Rabotniçkit do të mundë të presim rezultat të mirë.

Ndeshja FC Shkupi – KF Rabotniçki, luhet të dielën me fillim në orën 16:00, në stadiumin e Çairit në Shkup.

Ndeshjen e referon gjyqtari kryesor nga Ohri Marjan Markoski, me ndihmësit e tij Aco Macevski, Razme Bakraçeski dhe ndihmësi i katërt Albrim Shaqiri, që të gjithë nga Struga. Delegat i ndeshjes është Bejtulla Tefiku nga Kumanova, ndërsa kontrollor Gjorgje Gocevski nga Strumica.

Share:

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on pinterest
Pinterest
Share on linkedin
LinkedIn

Social Media

Most Popular

Get The Latest Updates

Subscribe To Our Weekly Newsletter

No spam, notifications only about new products, updates.

Categories

On Key

Related Posts

Iseni: Secili që do të luaj, do të jep më të mirën

Në orët e pasdites skuadra jonë ka përfunduar me stërvitet në prag të ndeshjes së javës së 12-të, njëherit kur edhe fillon rrethi i dytë i sezonit 2020/21. Skuadra ka shfrytëzuar në maksimum pauzën dy javore që kishte kampionati

Shkupi sot mbylli kampin stërvitor në Dojran

Skuadra e FC Shkupi ka shfrytëzuar në mënyrën më të mirë të mundshme pauzën në kampionat, pasi përfaqësueset edhe më tutje janë me angazhime në Ligën e Kombeve. Nga data 10 nëntor, ekipi ynë ka qëndruar në Dojran, ku

Dembo pjesë e kombëtares së Gambias

Paraqitjet e mira të këtij sezoni të sulmuesit nga Gambia Dembo Darboe me skuadrën tonë FC Shkupi, kanë bërë që ai të merr ftesë për kombëtaren e tij të Gambias, për dy ndeshjet mjaft të rëndësishme të kualifikimeve të

Derbi vogël i Shkupit mbyllet në barazim

Derbi vogël i qytetit të Shkupit i luajtur në stadiumin Arena “Todor Proeski” mes Rabotniçkit dhe Shkupit u mbyll pa fitues me barazimin 2-2 (1-1). Dy ekipet luajtën një nga ndeshjet më efikase të javës së 11-të, edhe pse

Regjistrohu tani

Bëhuni anëtar i komunitetit tonë në internet dhe merrni më shpejt bileta për ndeshjet e ardhshme ose ngjarjet sportive!