Kryesia e FC Shkupi sot ka arritur të arrijë marrëveshje edhe me mesfushorin Kristijan Stojkoski, I cili do të mbetet në Çair për edhe dy vite të tjera.
Kristijan Sojkoski që nga viti 2017 kur u bashkua te skuadra bardhekaltër, shumë shpejt u adaptua në mesin e futbollistëve dhe paraqitjet e tija të mira kanë dhënë edhe frytin e dëshiruar, duke shënuar tetë gola të përcjella me 12 asistime në 33 ndeshje sa ka luajtur këtë sezon.
Ndërkohë mbrojtësi Edis Maliqi, portieri Burhan Mustafa dhe sulmuesinValentin Koçoski në të ardhmen nuk do të jenë pjesë e klubit. Të gjithë këtyre futbollistëve klubi u dëshiron suksese në karrierën e mëtejshme, duke i falënderuar për kontributin e tyre që kanë dhënë gjatë kësaj kohe sa ishte me fanellën e FC Shkupi.