Skuadra e FC Shkupit sot ka rritur marrëveshje me futbollistin e ri dhe të talentuar, 16 vjeçarin Suhel Muharemi, duke i ofruar kontratë profesionale. Kështu talenti bardhekaltër që është tani më edhe pjesë e ekipit të seniorëve ka firmosur me klubin marrëveshje tre vjeçare.
Stafi i trajnerëve dhe kryesia te Muaremi shef një nga futbollistët me perspektivë të ekipit, ndërsa ai që nga sezoni i vitit të kaluar mbanë edhe numrin 9 në ekip.
“E falënderoj kryesinë për besimin e dhënë, kjo është kontrata e ime e parë profesionale, andaj unë si fëmijë i skuadrës së Shkupit ndjehem i privilegjuar për këtë shans që më është dhënë. Nuk dua të flas asgjë më shumë, pasi shpresoj që atë që duhet bërë është terreni i gjelbër. Për mua është nder i madh të jem pjesë e një skuadre ku bëjnë pjesë emra të mëdhenj të futbollit, andaj do ta shfrytëzojë çdo mundësi që të mësoj nga ta dhe të jap më të mirën për të gëzuar tifozët tanë”, është shprehur Muharemi.
Të përkujtojmë se futbollisti shkupjan u bë shënuesi i dytë me moshën më të re në gjithë historinë e Ligës së Parë të Maqedonisë, me golin që shënoi në një ndeshje të kampionatit vendor ndaj Pelisterit në sezonin që lamë pas. Talenti Muharemi, shënoi kur ishte saktësisht 16 vjeç e 2 muaj.
Familja Muharemi është e lidhur ngushtë me klubin bardhekaltër, pasi që në vitet e 30-ta dhe të 40-ta, në skuadrën bardhekaltër luante stërgjyshi i Suhelit, Xhela Hajrizi, i cili shquhet për një nga asistuesit dhe golashënuesit më të mirë të kohës.