Sulmi forcohet me fantazistin brazilian Dudu Sampaio

Shpërndaje:

Një fantazist brazilianë do të udhëheqë mesfushën dhe sulmin e ekipit tonë. Fjala është për 24 vjeçarin e lindur në qytetin e Rio de Janeiro, Dudu Sampaio, i cili karrierën e kishte nisur te një nga skuadrat më të famshme të Amerikës Latine, Vasko da Gama. Karriera e tij vazhdoi edhe për disa vite në Brazil, duke luajtur për ekipet si Paraná Clube, Figueirense dhe Clube de Regatas, që më pas të nisë edhe rrugëtimin në Evropë, duke u angazhuar në kampionatin rumun, te ekipi i FC Buzau.

“Dua të falënderoj stafin për mundësinë që të vijë në këtë klub. Jam mjaft i motivuar, kam ardhur këtu që të jap më të mirën që të ndihmoj ekipin dhe të arrijmë qëllimet tona për këtë sezon”, ka thënë braziliani 24 vjeçar.

Sampaio tani më është bashkuar me ekipin në stërvitje dhe do të jetë një shtyllë e fortë e sulmit. Dudu dhe Shkupi kanë arritur marrëveshje duke nënshkruar kontratë për dy vite.

 

 

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT