Sulmin e përforcon kroati Jurina

Shpërndaje:

Derisa ekipi i FC Shkupit po qëndron në Bollu të Turqis për të zhvilluar fazën kryesore të përgatitjeve, kryesia e klubit ka vazhduar të jetë aktive në afatin kalimtar të verës. Sot firmë në formë huazimi për te Shkupi ka vënë kroati me shtetësi boshnjake, 25 vjeçari Marin Jurina.

Sulmuesi shtatlarti Jurina vjen te Shkupi nga skuadra boshnjake Çelik, ndërsa pas vete ka një karrierë të mirë që ka zhvilluar në shume skuadra. E kishte nisur te Hajduku i Splitit, për të vazhduar më pas në Zrinjski Mostar të bosnjës, NK Zadar në Kroaci, FC Etzella Ettelbruck të Luksemburgut, HNK Çapljina të të Bosnjës, FC Koper, NK Ankaran dhe NK Krsko të Sllovenisë.

Jarina me Shkupin është së bashku që nga fillimi i stërvitjeve në Shkup, ndërsa ai ka punuar në vazhdimësi edhe në Bollu dhe është plotësisht i ambientuar me ekipin.

Marin Jurina dhe Shkupi kanë  marrëveshje për huazim në vitin e ardhshëm, me mundësi për ta vazhduar.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT