Derbi i qytetit, Shkupi-Rabotniçki, përfundon me rezultat 2:0 në favor të skuadrës tonë.
Në xhiron e 23-të të LPFMV, skuadra jonë gjatë ditës së sotme, I morri tre pikë mjaft të rëndësishme kundër Rabotniçkit në Çair.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0:0. Ndërsa pjesën e dytë e filluam me golin e Sunday Adetunji në minutën 51’. Në minutën 85’ Gagi Margvelashvili ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe largohet nga fusha. 5 minuta më vonë, Marjan Radeski e shënoi golin e fundit të kësaj ndeshje për ti siguruar tre pikët e kësaj jave.
Pas ndeshjes për faqen tonë, foli sulmuesi dhe autori I golit të parë, Sunday Adetunji.
“Ndeshja e sotme ishte një ndeshje e vështirë. Kundërshtari jonë erdhi mjaft I përgatitur. Gjithçka që ne duhet të bëjmë është që ti zbatojmë detyrat e dhëna nga trajneri jonë. Pjesa e parë ishte më e vështirë sepse ata mbroheshin mirë por në pjesën e dytë mendoj që sulmuam më shumë.
Goli I pari na ndihmoi shumë sepse pastaj sulmonim gjatë gjithë kohës dhe mendoj që kundërshtari jonë filloi të frikësohet”, tha Sunday.
FC Shkupi mbetet lider i tabelës me 55 pikë të grumbulluara. Ndërkohë, ndeshja e radhës për skuadrën tonë, do të jetë në Strugë më 19.03.2022.
SUNDAY: NDESHJE E VËSHTIRË KUNDËR RABOTNIÇKIT
Shpërndaje:
Artikuj