SUNDAY: TIFOZËT TANË FANTASTIK

Nga Velesi, kthehemi me fitore dhe me tre pikët e fundit për këtë gjysmë sezon.
Në stadiumin Zoran Paunov, FC Shkupi fitoi kundër Borecit me rezultat 0:3.
Në minutën e 20-të golin e parë e shënoi Sunday Adetunji dhe të fundit për pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, përsëri shënoi Sunday për 0:2, në minutën e 70-të.
Fitoren e vulosi, Marko Gjorgjievski në minutën e 86-të.

I lumtur për fitoren dhe tre pikët, Sunday uron bashkëlojtarët e tij dhe tifozët tanë për këtë fitore.

“Një ndeshje e vështirë dhe një fitore e rëndësishme. Kemi punuar kohë të gjatë për të arritur këtu dhe i uroj të gjithë lojtarët, stafin dhe tifozët. Më duhet ti falënderoj tifozët që në çdo lojë janë prezent për të na përkrahur, ata janë fantastik dhe janë lojtari jonë i 12-të”, tha Sunday Adetunji pas përfundimit të ndeshjes.

FC Shkupi, e mbyllë pjesën e parë të sezonit si kampione dhe mbetet e para në tabelë me 42 pikë.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT